Ka shumë mënyra se si mund t’i hiqni njollat e padëshiruara të çajit. E kjo mund të bëhet pa pasur nevojë të përdorni kimikate industriale apo të shkoni në pastrim kimik.
Ju mund ta bëni këtë nga komoditeti i shtëpisë tuaj, me gjërat që mund t’i keni tashmë në dollapin tuaj.
Më poshtë AgroWeb.org ju njeh medisa këshilla.
Kombinoni ujë të ngrohtë dhe pastruesin e njollave
Gjithçka që duhet të bëni është të përzieni një pjesë të heqësit të njollave me ujë të ngrohtë.
Mos përdorni ujë të nxehtë pasi mund të largojë ngjyrën e veshjes tuaj.
Lëreni veshjen ta thithë këtë përzierje për të paktën gjysmë ore.
Më pas vendoseni rrobën në makinerinë e larjes për të vazhduar procesin.
Ujë të ngrohtë dhe detergjent rrobash
Nëse nuk keni asnjë heqës njollash, atëherë provoni detergjentin e rrobave.
Sigurohuni që ta vini veshjen e njollosur nën ujë të ngrohtë (por jo të nxehtë) ose rreth 30°C.
Shtoni disa pika detergjent në të dy anët e njollës, fërkojeni derisa të shkumëzojë dhe në fund shpëlajeni.
Nëse njolla nuk është larguar, vendoseni veshjen në lavatriçe për t’u larë.
Uthull e bardhë, detergjent rrobash dhe ujë
Kjo metodë është për ato njolla të vjetra që larja me pastrues ose detergjent nuk funksionon. Pra, ju duhet diçka pak më e fuqishme.
Uthulla e bardhë është një nga heqësit më të mirë të njollave falë acidit acetik që përmban.
Sigurohuni të përdorni uthull të bardhë dhe jo uthull kafe, sepse kjo e fundit do t’ju njollosë më shumë rrobat!
Pra, për të hequr njollat tuaja thjesht përzieni pjesë të barabarta të uthullës së bardhë, ilaçit të rrobave dhe ujit (filloni me 2 lugë gjelle nga secila), derisa të formoni një pastë.
Përdorni një furçë dhëmbësh për ta fërkuar pastën mbi njollë dhe më pas shpëlajeni.
Përsëriteni nëse është e nevojshme dhe në fund vendoseni rrobën në lavatriçe për ta larë.
Në vend të ilaçit të rrobave ju mund të përdorni sodë buke. Pasi ka veti të ngjashme me ilaçin e rrobave dhe është një pastrues i shkëlqyer.
Përdorni pastë dhëmbësh
Nëse mund të pastrojë dhëmbët, pse të mos pastrojnë edhe rrobat tuaja? Pasta e dhëmbëve është një tjetër heqës i shkëlqyer i njollave.
Gjithçka që duhet të bëni është të përhapni pastën e dhëmbëve në të gjithë njollën dhe ta lini ashtu për 5-10 minuta.
Shpëlajeni tërësisht dhe përsëriteni nëse është e nevojshme. Në fund vendoseni në larje!
Mos harroni të shmangni përdorimin e pastave të dhëmbëve me agjentë zbardhues. Pasi agjentët zbardhues, mund të çngjyrosin rrobat tuaja, nëse janë me ngjyrë.
Përdorni lëng limoni
Një nga heqësit më të mirë natyral të njollave, është lëngu i limonit. Ashtu si uthulla e bardhë, lëngu i limonit përmban acide që kanë veti për të hequr njollat.
Thjesht hidhni lëngun e limonit në njollë, shpëlajeni njollën nën ujë të ngrohtë dhe vendoseni në larje.
Çfarë duhet mbajtur mend
Pra, tani që dini se si të hiqni njollat e çajit, mjafton vetëm pak praktikë.
Vetëm mbani mend, rrobat tuaja janë delikate dhe jo çdo teknikë mund të funksionojë për çdo lloj veshjeje.
Ndonjëherë, mund t’ju duhet të shkoni tek një pastrim kimik për ndihmë profesionale. /AgroWeb.org