Si të Kuptoni që Turshitë Janë Prishur? Sekreti i Ruajtjes Sa Më Gjatë

2.9k 0

Kur bëhet fjalë për jetëgjatësinë, turshitë mund të ndahen në dy kategori: turshi të konservuara dhe turshitë e frigoriferit.

Turshitë e konservuara, ose turshitë e paketuara në kavanoza konservimi, bëhen duke përdorur një proces i cili përfshin dezinfektimin, mbylljen e duhur të kavanozëve dhe përpunimin e tyre në ujë të valë. Trajtimi termik jo vetëm që shkatërron bakteret, por gjithashtu i bën ato të qëndrojnë në raft për një kohë të gjatë.

Turshitë e zakonshme, nga ana tjetër, nuk përpunohen me nxehtësi dhe duhet të mbahen të ftohta. Ato mund të bëhen me një shëllirë të nxehtë (që zgjat jetën e tyre) ose një shëllirë të ftohtë. Turshitë e bëra në frigorifer zgjasin të paktën tre deri në katër javë në frigorifer, pas kësaj kohe cilësia fillon të bjerë. Ju do të vini re se shëllira nga e pastër bëhet e turbullt, dhe turshitë fillojnë të humbasin strukturën e tyre.

Por si t’a kuponi që ka ardhur monenti për hedhur? AgroWeb.org ju njeh më poshtë me përgjigjen.

Si t’a kuptoni që turshitë janë prishur?

Pavarësisht nga lloji i turshive, ka disa shenja që tregojnë se ato janë prishur. Nëse ngjyra dhe struktura e tyre ka ndryshuar ndjeshëm nga momenti kur i keni blerë për herë të parë, kjo mund të jetë një shenjë treguese. Myku në sipërfaqe ose era e keqe janë shenja të tjera që ju thonë se turshitë duhet të hidhen tashmë. Shumë herë kur mikroorganizmat rriten, si pjesë e procesit të fermentimit ata prodhojnë gaz dioksid karboni dhe kështu i japin shëllirës një shije të gazuar ose e bëjnë ngjyrën e saj të turbullt. Megjithatë, në disa raste disa produkte janë të fermentuara qëllimisht, të tilla si lakra turshi. Një kapak i fryrë është gjithashtu një shenjë e prishjes, e cila shpesh tregon se turshitë nuk janë mbajtur në temperatura të ftohta. Kjo bën që presioni në kavanoz të rritet dhe kapaku të ngrihet lart, duke u dukur sikur do të shpërthejë.

Cila është mënyra më e mirë për të parandaluar prishjen e turshive?

Nëse jeni duke bërë turshi nga e para, hapi i parë është të zgjidhni një recetë me një raport një me një të ujit me uthull, pasi pH i uthullës ndihmon në parandalimin e rritjes së patogjenëve. AgroWeb.org këshillon që uthulla të ketë një aciditet prej 5%. Hapi tjetër është mbushja e kavanozëve deri në grykë me shëllirë. Zhytja e turshive në shëllirë i mbron ato nga myku dhe bakteret. Kavanozët në frigorifer duhet të ruhen në 4°C ose në temperaturë edhe më të ftohtë dhe duhet të mbahen të pastra e të mbyllura fort. Së fundi, kur hiqni turshitë nga kavanozi, është mirë të përdorni enë të pastra ose duar të sapo lara për të shmangur çdo ndotje. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.