Mish me Lëng në Furrë – Receta e Veçantë me Shije Speciale

3.1k 0

Një ide fantastike për të përgatitur drekën dhe për ta shijuar atë bashkë me familjen.

Një recetë e thjeshtë por e plotë me shijen e mrekullueshme të saj.

Shoqërohet në mënyrë fantastike me sallatat të freskëta të stinës, perime të pjekura apo të marinuara, turshi shtëpie, djathra të ndryshëm etj.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë hapat që duhet të ndiqni për të përgatitur këtë recetë të mrekullueshme lehtë dhe thjeshtë në shtëpi.

Përgatitja e Mishit me Lëng në Furrë

Përbërësit

  • 500 gr mish viçi tul
  • Vaj ulliri
  • Kripë
  • Piper
  • Dy speca të kuq
  • 1 qepë mesatare
  • 2-3 domate
  • 1 lugë gjelle salcë domatesh
  • Koper

Përgatitja

Si fillim AgroWeb.org ju udhëzon që mishin e viçit ta ndani në thela të vogla dhe ta marinoni me kripë, vaj ulliri e pak piper.

Lërini të marinohen bashkë për 1 orë.

Më pas, mishin e marinuar vendoseni në një tavë të vogël shtoni dy gota me ujë dhe futeni në furrë të parangrohur.

Ndërkohë përgatisni salcën.

Në një tigan skuqni me vaj ulliri qepën e grirë hollë, më pas shtoni specat e grira e më pas domatet e grira në rende bashkë me salcën e domateve.

Shtojini një lugë gjelle me uthull dhe pak ujë.

Lërini të ziejnë derisa masa të krijohet në formën e salcës e lëngshme. Shtojini salcës kripë dhe piper.

Lëreni mishin të piqet duke e kontrolluar herë pas here dhe duke e lyer me lëngun e vet në mënyrë që të mos thahet.

Kujdesuni që kur të piqet mishi të mbetet me pak lëng.

Më pas, salcën shtojeni në tavë, përzjeheni me mishin dhe lërnei në furrë edhe për 5 minuta.

Në fund spërkateni me kopër të freskët të grirë hollë dhe shijojeni./AgroWeb.org