Sallata me Fruta – Rregullat e Arta që Nuk Duhen Injoruar

3.1k 0

Sallata me fruta është alternativa më e përshtatshme për të përmbyllur siç duhet një vakt të mirë e të bollshëm.

Sallata me fruta përgatitet lehtë, është freskuese në shije dhe sjell shumë kënaqësi për shqisat.

Por sallata me fruta nuk është diçka që mund ta përgatisësh symbyllur.

Ajo që duhet të dini është se jo të gjitha frutat përshtaten mirë me njëra tjetrën.

Një sallatë e mirë frutash kërkon fantazi, por edhe njohur për vlerat dhe kundërvlerat e frutave.

Principet bazë të një sallate frutash të shijshme por mbi të gjitha të shëndetshme janë:

Mos bashko frutat me aciditet të lartë me të ëmblat.

Frutat me aciditet të lartë si qitro, portokalli ose agrume të tjera, ananasi, shega, molla e thartë, kumbulla dhe luleshtrydhet nuk duhen kombinuar me frutat e ëmbla si rrushi, bananja, hurma, fiku e kumbullat e thata.

Kujdes me aciditetin

Agrumet si qitro janë të vështira për stomakun.

Në këtë rast, ato mund t’i kombinoni me boronicat.

Mollët e ëmbla, kajsitë, qershitë, mangoja, nektarina, dardha dhe frutat e pyllit janë neutrale mund të kombinohen si me frutat me aciditet të lartë ashtu edhe me të ëmblat.

Pjepri duhet konsumuar veçmas

Nuk dihet akoma zanafilla e përfshirjes së pjeprit nëpër sallata frutash, por është diçka e gabuar.

Pjepri dhe shalqini kanë përmbajtje të lartë ujore ndaj treten më shpejtë se frutat e tjerë.

Hiqni dorë nga sallata standarde e frutave

Një sallatë tipike me pjepër, mollë, ananas, banana dhe lueshtrydhe ngadalëson tretjen.

Hiqni dorë prej saj dhe më mirë konsumoni boronica dhe mjedër.

Në verë, nëse preferoni të hani fruta, përqendrohuni tek shalqini që ul temperaturën e frutave.

Mango është një zgjedhje tjetër ideale sepse është i pasur me vitamina dhe antioksidantë

Kos dhe mjaltë

Nëse dëshironi mënyra të shëndetshme për të pasuruar sallatën me fruta zgjidhni kosin, mjaltin ose lëngjet e frutave.

Mos përzieni fruta me perime

Frutat dhe perimet treten në ritme të ndryshme.

Frutat treten më shpejt, madje në momentin që mbërrijnë në stomak janë pjesërisht të tretura.

Frutat përmbajnë më shumë sheqer, gjë që mund të pengojë tretjen e perimeve.

Për të njëjtën arsye portokalli me karrotën nuk duhen përzier bashkë sepse shkaktojnë urth.

Mos përzieni proteinën me niseshte.

Bananet nuk duhen përzier me patatet ose bizelet, rrushi i thatë me spinaqin e të tjerë sepse tretja ndryshon sipas kategorive.

Për tretjen e proteinave, nevojitet një bazë aciditeti, ndërsa për niseshten nevojitet alkalina.

Kur fruti të vjen në ndihmë.

Nëse e keni tepruar me kripën, të nesërmen konsumoni një frut me përmbajtje të lartë ujore siç është shalqini për të nxjerrë jashtë kripën.

Nëse keni ngrënë shumë makarona, të nesërmen hani mollë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.