Orizi i zier paraprakisht ose i zier pak, është një mënyrë me të cilën trajtohen kokrrat e orizit. Kjo mundëson shkurtimin e kohës së gatimit dhe gjithashtu siguron ruajtjen e mikronutrientëve si vitaminat dhe kripërat minerale.
Mund të ndodhë ta gjeni të reklamuar në raftet e supermarketeve, prandaj nuk duhet ta ngatërroni me ndonjë varietet të ri orizi.
Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me metodën e përgatitjes dhe përfitimet apo që mund të merrni prej tij.
Çfarë është orizi i parazier?
Orizi vendoset në një enë metalike dhe ena lihet e zhytur në ujë të nxehtë në një temperaturë prej 50 gradë Celsius. Avulli dhe nxehtësia që krijohet në enën ku është orizi, i cili forcon niseshtenë e pranishme në. Falë këtij procesi, lëndët ushqyese migrojnë brenda kokrrës dhe ruhen aty. Më pas, qërohet, thahet dhe është gati për përdorim.
E veçanta e këtij orizi është se nuk mund ta zieni kurrë më shumë nga sa duhet për shkak të përunimit të tij. Mund të keni një pjatë gati në vetëm 14 minuta më plot vlera për shëndetin.
Përfitimet
Falë kësaj metode, kokrra e orizit thith më pak yndyrë. Orizi pasurohet me lëndë ushqyese si kripëra minerale dhe vitaminë B dhe është veçanërisht rezistent ndaj parazitëve gjatë ruajtjes dhe konservimit nga prodhuesit.
Për sa i përket shëndetit, kjo metodë bën që orizi të veprojë si një prebiotik për sistemin tretës, duke nxitur kështu rritjen e baktereve të mira në zorrë.
Si gatuhet?
Orizi i zier nuk rekomandohet për rizotot, sepse duke mos lëshuar niseshtenë gjatë fazës së gatimit, nuk shkrihet dhe kërkon domosdoshmërisht shtimin e përbërësve të tjerë.
Duke pasur një sipërfaqe shumë të lëmuar, kokrra nuk arrin të mbajë shumë erëza.
Ku mund ta gjeni?
Orizi i paragatuar Teuta është një nga alternativat që mund të gjeni në tregun tonë.
Ky oriz kushton 179.00 lekë për kilogramë dhe përthith shumë pak yndyrna dhe nuk përmban gluten. Rekomandohet të gatuhet si pilaf pasi kokrrat nuk ngjiten me njëra tjetrën dhe ruajnë shijen e mishit. /AgroWeb.org
Lini një Përgjigje