A Mund Ta Ngrini Kremin E Djathit? – Gatimet Në Të Cilat Mund Të Përdoret

776 0

Kremi i djathit është i përsosur për të bërë tava të shijshme, supa, salca, e shumë përgatitje të ndryshme.

I pasur në vlera, shije dhe kremoz, ky përbërës nuk mund të mungojë në kuzhonën tuaj.

Kremi i djathit i ngrirë ofron të njëjtën shije, por një teksturë të ndryshme. Në këtë artikull, AgroWeb ju njeh me mënyrën e ngrirjes dhe përdorimit të tij në kuzhinë.

A mund ta ngrini kremin e djathit?

Falë përmbajtjes së lartë të lagështirës së kremit të djathit, ngrirja e këtij produkti shkakton shtimin ujit të pranishëm, duke formuar kristale akulli. Si rezultat, kremi i djathit i ngrirë ka të ngjarë të ketë një teksturë të kokrrizore, dhe të trashë pas shkrirjes.

Cilat lloje mund të ngrihen?

Ju mund të ngrini të gjitha llojet. Kur shkrihen, të gjithë do të kenë një strukturë të thërrmuar dhe të trashë. Megjithatë do të vëreni se kremi i djathit me pak ose pa yndyrë, ngrijnë pak më mirë dhe kanë më pak kokrra apo gunga se sa homologët e tyre me yndyrë të plotë.

Për sa kohë mund të qëndrojë në ngrirje?

Kremi i djathit mund të ngrihet deri në dy muaj. Megjithëse ngrirja zgjat jetëgjatësinë e tij, produkti është ende i rrezikuar për t’u prishur edhe në frigorifer, kështu që kontrolloni për myk, ndryshim në ngjyrë ose erë, pasi ta shkrini.

Si shkrihet?

Për ta shkrirë fillimisht hiqeni nga ngrirja dhe vendoseni në frigorifer gjatë natës. Nëse dëshironi mund ta përdorni siç është, por edhe mund ta shkrini edhe në mikrovalë.

Si ta bëni përsëri kremoz

Për shkak të përmbajtjes së lartë të ujit të djathit krem, ka të ngjarë të ndahet nga lëngu kur të shkrihet. Mund të provoni ta rrihni me një mikser elektrik, në një përpunues ushqimi ose me një rrahëse dore për të shpërbërë kokrrizat.

Si ta përdorni

Përdoreni në receta që nuk do të ndikohen nga struktura e tij. Krem djathi i ngrirë është i mirë për t’u përdorur në gatimet e pjekura. /AgroWeb.org

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.