3.3k 0

Kafe Turke në Rërë – Makineria e Veçantë që Zëvendëson Ekspresin

Kafja turke ka një traditë të gjatë si të shijimit ashtu dhe të përgatitjes në të gjitha vendet e Lindjes.

Kjo kafe ka specifikat e saj si në përgatitje ashtu dhe në përpunim ku kokrrat e kafes bluen më trrashë duke bërë që dhe produkti final të jetë më i trashë dhe kremoz.

E pikërisht kokrrizat e bluara ndryshe të kafes turke janë dhe arsyeja përse nuk mund ta përgatisni në një ekspres të zakonshëm.

Siç përmendëm dhe më lart kjo lloj kafe ka një origjinë orientale e nga ku ka marrë edhe emrin që ne përdorim sot, por edhe mënyrën e veçantë të përgatitjes, me prush apo me rërë të ngrohtë.

Nisur nga kjo traditë, në treg sot mund të gjeni një lloj të veçantë makinerie e cila ngjason me ekspresin, por është e dedikuar tek kafja tradicionale turke.

Makineria tradicionale Hovoli

Me veshje alumini, formë fine rrethore dhe mjaft opsioni për t’u përdorur, një nga laternativat e tregut është pikërisht makineria e kafes turke Hovoli. Kjo makineri është e përshtatur për përdorim shtëpiak me sistem ngrohje 1500W  dhe material qe mban temeraturën konstante gjatë gjithë procesit.

Makineri tadicionale kafeje – Hovoli

Në pjesën e brendëshme ka material izolues  që nuk lejon depërtimin e nxehtësisë në pjesën e jashtëme.

Mund ta rregulloni sipas dëshirës me 8 pozicione nxehtësie sipas preferencës tuaj me thermostat 500 C-3000C për rregullimin e temperaturës.

Në pjesën e sipërme të saj hidhet rëra e posaçme dhe kur kjo të ngrohet vendoset xhezvja e kafes turke e cila duhet lërë për disa minuta duke e lëvizur herë pas here.

Kjo paisje zakonisht shoqërohet dhe me një ibrik të vogël tunxhi dhe i gjithë procesi i përgatitjes nuk zgjat më shumë se disa minuta pas ngrohjes.

Çmimi i saj varion në mbi 20.000 lekë dhe mund ta porosisni në dy ngjyra metalike dhe të artë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.