3.6k 0

Shampot më të Njohura në Treg – Si të Zgjidhni atë që I Përshtatet Flokut Tuaj

Kujdesi për flokët fillon që në dush, me shampon e duhur për llojin dhe nevojat tuaja të flokëve.

Sot në treg mund të gjeni një gamë të gjerë shamposh për të gjitha llojet e flokëve dhe shqetësimet që lidhen me to, duke përfshirë shampo për flokë të thatë, për flokë të lyer, për forcimin e tyre dhe shampo të formuluar për flokë të yndyrshëm. Por me gjithë këto opsione zgjedhjeje, mund të jetë e vështirë të zgjidhni atë që iu përshtatet më së miri.

Për t’ju ardhur në ndihmë, më poshtë AgroWeb.org ndan me ju disa këshilla të vlefshme.

Si të zgjidhni shampon më të mirë për llojin tuaj të flokëve

Së pari, merrni parasysh llojin ose problemin e flokëve tuaj, më pas identifikoni termat kyçe që lidhen me të në paketimin e produktit.

Ja, çfarë të kërkoni bazuar në shqetësimet dhe problemet e zakonshme të flokëve:

Për flokë të thatë

Blini produkte që shkruajnë: “hidratues”, “ushqyes”, ose “zbutës”.

Përbërësit e këyre produkteve, kanë aftësi të veshin fijet e flokëve duke i mbrojtur ato dhe i bërë flokët më të mëndafshta dhe më të zhdërvjellta.

Për flokë të hollë

Kërkoni për “volumizimin” ose “trashjen” e fokëve. Këto shampoo përmbajnë më pak përbërës kimikë , të cilët mund të rëndojnë fijet e imta.

Për flokët me ngjyrë

Zgjidhni produkte me që shëndojnë “me mbrojtje për flokët e lyera”, ose “ruajtje e ngjyrës”.

Për flokët e dëmtuar

Kërkoni për produkte ku shkruhet “forcim”, “riparim”, “rindërtim”, ose “fortifikim”. Këto zgjedhje sigurojnë dozën më të lartë të hidratimit për t’i dhënë flokëve lagështinë e humbur dhe për të mbrojtur fijet e dëmtuara nga trajtimet kimike (si ngjyrosja), nxehtësia (nga tharëset e flokëve dhe mjetet me ngrohje) etj.

Për flokë pa elektrizim

Blini ato produkte ku shkruhet “për zbutje”, “kundër elektrizimit”, ose “mbrojtje nga elektrizimi”.

Fijet e flokëve tuaja kanë nevojë për një hidratim të mirë si në formulat e shampove ashtu edhe të balsamit që mund t’i dhurojnë atyre butësi dhe të parandalojën elektrizimin e tyre.

Është gjithashtu e rëndësishme të blini shampon dhe zbutësin që kanë të njëjtat karakteristika. Kështu do të përfitoni më tepër nga fuqia e tyre.

Gjithashtu, kombinimi i markave mund të prodhojë rezultate më pak efektive, duke përfshirë hidratimin e tepërt ose të pamjaftueshëm.

Tani që jeni gati për të filluar blerjet! AgroWeb.org ju njeh me shampot dhe markat më të mira që garantojnë  flokë të shëndetshëm.

 

Shampoja e Garnier ishte një nga më të mirat në testimin e një grupi studiuesish të cilëve AgroWeb.org iu referua.

Ky lloj ofron pastrim të mirë dhe ushqim të flokëve. Shampo dhe hidratuesi i saj janë të përshtatshëm për ata që kërkojnë flokë super të butë dhe të gjallë.

 

Kjo mund të jetë ndodhta marka e famshme për luftimin e elektrizimit të flokëve, e cila dha një razultat fantastik, aq sa testuesit mund të shmangin edhe përdorimin e hidratuesit.

Herbal Essences Bio – Shampo hidratuese me qumësht kokosi

Shampo ju jep një shkumëzm perfekt, duke pastruar në mënyrë efektive dhe duke i dhënë flokëve lagështinë e humur.

Hidratues Kérastase Discipline

Një nga performuesit më të mirë në testin e hidratesëve dhe zbutësve të floëve ishte edhe ky variant, i cili është i përshtatshëm për flokë me onde dhe kaçurela.

Shampo Garnier Fructis Full & Pelush

Formula e kësaj shmpoje doli në krye të listës pas në vlerësimeve laboratorike,  për rritjen e dukshme të volumit të flokëve. Ajo i dha gjallëri dhe shkëlqim fijeve të holla të flokëve. Në kombinim me të njëjtin lloj hidrautesi, rezultatet qenë akoma më të kënaqshme.

Dove Nutritive Solutions

Formula freskuese e Dove dhe hirdatuesi i saj, rezultuan një opsion i shkëlqyer si për pastrim ashtu edhe për zbutjen e flokëve.

Keratin Tresemmé – Shampo për flokë të lyer

Kjo shampo nga Tresemmé dhe hidratuesi i saj fituan testin e formulave që ruajnë më mirë ngjyrën tuaj të flokëve dhe i japin atyre shkëlqim dhe butësi.

Shampo Kérastase Densifique

Shampo e njohur e markës Kérastase, e mbushur me përbërës për kujdesin e lëkurës, renditet më e mira për t’i bërë flokët të duken më të plotë.

Head & Shoulders – Shampo për flokë të lëmuar dhe të butë

Kjo shampoo është standardi i artë për të mbajtur të shëndetshëm çdo lloj floku dhe skalpin e kokës. Ajo Lufton zbokthin dhe u jep flokëve tuaja, butësinë dhe shkëlqimin që meritojnë. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.