1.5k 0

Mjeti i Kuzhinës që Lehtëson dhe Përshpejton Procesin e Prerjes së Barishteve

Prerja e barishteve me thikë edhe pse mund të duket si një punë e thjeshtë kërkon aftësi për t’i prerë ato në copëza të barabarta.

Por nëse keni nevojë për një mjet kuzhine që kursen kohë dhe që heq një pjesë të punës manuale nga ky proces, ka një mënyrë tjetër për ta përfunduar punën pa mundim dhe me sukses.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me mjetin e kuzhinës që jua lehtëson këtë process.

Gërshërët me 5 tehe

Këto gërshërë me 5 tehe janë çelësi për prerjen e barishteve në mënyrën e duhur.

Ato përbëhën nga pesë tehe çeliku inoksi, të cilat janë ideale për të prerë edhe kërcenjt pa shumë mundim.

Ju mund t’i përdorni gjithashtu për të prerë gjethet e mëdha të zarzavateve më të mëdha në përmasa sesa barishtet, të tilla si lakra jeshile.

Sipas markës, gërshërët bëjnë dhjetë prerje në të njëjtën kohë.  E kjo padyshim është një metodë shumë më efikase për të prerë barishtet sesa përdorimi i një thike, përveç rastit nëse keni aftësitë e kuzhinieri profesionist.

Plus, kur përdorni këto gërshërë, copat dalin në mënyrë të njëtrajtshme, dhe ju keni kontroll më të mirë mbi madhësinë e pjesëve që dëshironi të prisni.

Diçka “bezdisëse” që shfaqet kur përdorni këto gërshërë është se nganjëherë copa të vogla të ushqimeve ngjiten në tehet e tyre.

Megjithatë, shumë prej modeleve vijnë me një mjet të përshtatshëm i cili heq çdo mbetje midis teheve, në mënyrë që asnjë nga barishtet tuaja të mos shkojë dëm dhe e bën gërshërën shumë më të lehtë për t’u pastruar kur të keni mbaruar me to.

Padyshim që ky mjet kuzhine të cilin mund ta blini shumë lirë arrin të shkurtojë edhe kohën tuaj të gatimit./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.