Si u Krijua LORES+ Sistemi i Parë i Referimit të Kredive në Shqipëri

875 0

Një nga sfidat që bizneset hasin më shpesh është pikërisht sigurimi i financimit për investimet që ata synojnë. Sigurisht ekzistojnë zgjidhje, e ajo më e praktikuara është marrja e një kredie përmes aplikimit tradicional në institucionet bankare. Herë ndodh që agjentët e kredisë janë të mbingarkuar nga aplikimet, dokumentacioni nuk është i saktë apo afatet e aplikimit nuk janë respektuar. Ky një proces sa ezaurues, aq edhe i pasigurtë në lidhje me miratimin e aplikimit të dorëzuar për shqyrtim nga bizneset.

Vështirësitë e hasura gjatë procesit të kredimarrjes kanë qënë në fokus të Creative Business Solutions që prej vitit 2016. Në këtë periudhë kompania për të ndihmuar kredimarrjen dhe financimin e fermerëve krijoi një sistem të posaçëm ndihmuar të quajtur LORES (Loan Referral System), i cili u krijua në partneritet me USAID si një zgjidhje inovative që lehtësonte ngërçin mes fermerëve apo agrobizneseve dhe bankave.

LORES: Pikënisja për rritjen e agrobizneseve

Për të ndihmuar kredimarrjen e këtyre sipërmarrjeve, kompania Creative Business Solutions krijoi platformën LORES. Një zgjidhje novative e cila u fokusua pikërisht në lehtësimin e këtij ngërçi. Sistemi LORES, u projektua të luajë rolin e një ure lidhëse mes bizneseve dhe institucioneve financiare apo bankare duke i dhënë secilit klient një eksperiencë profesionale. Në më pak se 5 vite LORES arriti të disbursojë 27 milionë dollarë kredi dhe të asistojë më shumë se 260 biznese. Megjithatë me avancimin e tregut dhe teknologjive për LORES lindi nevoja që i gjithë procesi të ishte shumë më i shpejtë dhe i sofistikuar. Të gjithë aplikimet që kalonin përmes zyrës së ekspertëve në CBS mund të ishin shumë më efikase si për komunitetin e gjerë të biznesit ashtu dhe për bankat. Kështu lindi nevoja për rifreskimin e këtij sistemi.

Krijimi i sistemit fintech LORES+

Do të ishte viti 2022 kur Z.Enio Jaço CEO i CBS, bashkë me ekipin e LORES dhe USAID do të ideonin platformën LORES+. Një sistem i cili do të hapej për të gjithë sektorin e bizneseve në Shqipëri jo vetëm për nga aksesi në aplikime, por edhe në përdorimin e drejtpërdrejtë të platformës nga vetë bizneset. LORES+ u ideua si një sistem i hapur i cili do të lidhte të gjithë bizneset vendase me bankat dhe institucionet financiare. LORES+ u krijua ne vitin 2023 si një sistem teknologjik financiar i cili mundëson aksesin në financim për të gjithë bizneset në partenritet me bankat dhe institucionet financiare.

Si funkionon LORES+?

Një sistem për të gjithë bizneset dhe të gjitha bankat apo institucionet financiare. Për të aplikuar në LORES+ një biznesi i duhen vetëm 90 sekonda dhe aplikimi dërgohet automatikisht në bankën që biznesi dëshiron. Me anë të një pyetësori të shkurtër algoritmi i zgjuar i LORES+ ju rendit në ekran kreditë më të mira për llojin e biznesit tuaj si dhe financimin që ju përshtatet më shumë në çdo bankë apo institucion financiar në vend. Banka më pas merr në shqyrtim aplikimin tuaj përmes LORES+. Një nga lehtësitë më të mëdha të këtij sistemi është aplikimi online si dhe asistenca falas nga ekspertët e biznesit nëse ju dëshironi. Pas apilikmit ju mund të dërgoni dokumenta shtesë online përmes platformës si edhe jeni i informuar gjatë gjithë kohës mbi statusin e aplikimit duke u paraqitur në bankë vetëm për të firmosur kontratën e kredisë. Financimi përmes LORES+ nuk ka asnjë limit në vlerë financimi, është falas dhe i aksesueshëm për çdo biznes aktiv të regjistruar në Shqipëri për të paktën 6 muajt e fundit.

Çfarë ofron LORES+?

LORES+ mundëson aplikimin për kredi biznesi online dhe ofron suport dhe këshillim profesional falas për të gjithë aplikatët. Platforma numëron 5 produkte financiare të cilat ndihmojnë bizneset të investojnë e të rriten me mënyra të reja financimi.

Ju mund të aplikoni për një kredi investimi për t’u zgjeruar në ambiente, staf, teknologji apo paisje të reja, mund të përmirësoni likuiditetin e biznesit tuaj përmes kreditimit për kapital qarkullues, mund të financoni faturat e pa papguara, të merrni një kredi të gjelbër me interesa më të ulëta se kredia tipike apo të përfitoni lizing, një nga mënyrat më fleksibël për të blerë asete.

Platforma LORES+ është sistemi i parë i referimit të kredive për biznesin në Shqipëri, me synimin për t’u zgjeruar në disa vende të rajonit brenda vitit 2023.

LORES+ mund ta aksesoni në çdo kohë dhe të regjistroni biznesin tuaj këtu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.