793 0

Çfarë duhet të ndaloni së bleri në 2023 për të kursyer më tepër para

Gjatë pandemisë shumë njerëz u bënë të ndërgjegjshëm për blerjet që kryenin, veçanërisht për shkak të krizës që solli.

Tashmë që kemi hyrë në ditët e para të 2023, AgrWeb.org ju njeh me një listë të gjërave që mund të konsideroni të mos blini. Ato nuk janë të domosdoshme dhe mund t’ju kursejnë më tepër para.

Plastika

Plastika jo vetëm që po “ha” planetin, por është e panevojshme dhe humbje parash. Në vend të shisheve plastike të ujit dhe sendeve të tjera një përdorimshe, blini produkte që mund t’i ripërdorni.

Letra dhe bojë për printer

Ne po jetojmë në një revolucion dixhital, që do të thotë se ka gjithnjë e më pak mbështetje në kopjet e letrës.

Shumë skedarë mund të dërgohen me email, të shkarkohen dhe të ruhen në kompjuter ose pajisjet tuaja.

Sot, edhe kontratat mund të nënshkruhen në mënyrë dixhitale duke përdorur programe si DocuSign. Kështu mund të kurseni mjedisin dhe portofolin tuaj gjithashtu.

Abonimet e aplikacioneve

Në botën dixhitale ekzistojnë pafund aplikacione dhe çdo vit cilësia e tyre përmirësohet, duke bërë që të vjetrit të mbeten pa u përdorur. Sigurohuni të bëni anulimin e abonimeve për programet që nuk ju nevojiten më.

Pijet që kosnumoni në përditshmëri

Në vend që të blini çdo ditë pije të ndryshme, provoni t’i bëni vetë në shtëpi. Investoni në makineri që ndihmojnë në përgatitjen e tyre dhe shijoni pijet tuaja të preferuara me më pak kosto dhe me siguri më të lartë.

Solucionet e pastrimit

Solucionet e pastrimit përbëhen nga kimikate të dëmshme që mund të jenë toksike pas një periudhe të gjatë kohore. Ekziston një mundësi tjetër për të pasur të njëjtën ndjesi freskie në shtëpinë tuaj pa e vënë veten në rrezik dhe duke kursyer para.

Ju mund t’i përgatisni vetë shumë prej solucioneve të pastrimit, si për shembull një përzierje me uthull ose sode buke me ujë dhe disa vajra esencialë për një aromë të fresket.

Veshjet e reja

Tregu i veshjeve të përdorura po kalon nëpër një moment të lavdishëm. Ju mund të bilini me ofertë veshje cilësore, ku disa ende janë me etiketa, në vend që të paguani çmimin për veshje krejtësisht të reja. /AgroWeb.org