Suplementi që Ndihmon Gratë të Konsumojnë më pak Sheqer

871 0

Nëse për Vitin e Ri vendosët të pakësoni konsumin e ëmbëlsirave, me siguri nuk do të arrini shumë vetëm duke i thënë vetes që të mos i hani ato.

Sipas ekspertëve konsumi i latrtë i sheqerit mund të ndikojë negativisht në humorin tuaj, në lëkurë dhe madje ju ekspozon ndaj disa sëmundjeve të rënda.

Por në ditët e sotme, studimet sugjerojnë se suplementet mund të ofrojnë ndihmë nëse dëshironi të reduktoni konsumin e sheqernave.

Në mënyrë të veçantë, hulumtimet kanë zbuluar se plotësimi i regjimit tuaj ushqimor me prebiotikun galak-oligosakaride (GOS) mund të ulë nivelet e sheqerit tek gratë.

Cilat janë përfundimet e studimit?

Në studimin e kryer nga Universiteti i Surrey në Guildford, Angli, studiuesit vëzhguan një grup femrash të moshës 18 dhe 25 vjeç gjatë një periudhe katër javore. Ku gjysmës prej tyre iu dha çdo ditë suplementi GOS.

Ato që morën këtë supplement morën më pak se 4.1% energji nga sheqeri dhe 4.3% më pak nga karbohidratet.

Duke rritur sasinë e Bifidobacter, një lloj bakteri i mirë, studiuesit supozuan se suplementi mund të ndihmonë në reduktimin e përthithjes së sheqerit.

Pra, në vend që të ata fokusoheshin në zakonet e të ngrënit, studiuesit u pëpoqën të koptojnë nëse me anë të këtij suplementi mund të adresojnë shkakun e vërtetë të konsumit të tepërt të sheqerit.

Në fakt, ky eksperiment nuk ishte studimi i parë i kryer rreth kësaj çështjeje. Në prill, ata publikuan provat e një studimi që tregojnë se suplementet mund të ndihmojnë me ankthin tek gratë e reja.

Por nëse nuk jeni të sigurt për këtë, mund t’i përmbaheni gjithmonë këshillave të tjera të provuara për uljen e sheqerit.

Si p.sh. të gatuani më shpesh në shtëpi, të qëndroni të hidratuar dhe të shmangni mishin e përpunuar./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.