Frutat Dhe Perimet e Stinës – Më të Freskëtat Produkte të Korrikut

563 0

Blerja e zarzavateve dhe e frutave është një punë më vete, për më tepër kur nuk e di se çfarë të blesh procesi bëhet më i vështirë dhe i shtrenjtë.

Gjithsesi blerja e fruta-perimeve, veçanërisht kur janë të stinës është një mënyrë efektive për të qenë të shëndetshëm.

AgroWeb.org ka përgatitur një listë me produktet që duhet të jenë medoemos në listën tuaj të pazarit, duke i bërë më të lehta blerjet tuaja javore.

Bamje

Me bamjet zakonisht ka një marrëdhënie të komplikuar: ose është dashuri ose është urrejtje me pjesën më të madhe të botës që i përket grupit të parë.

Si t’i zgjidhni

Zgjidhni bamjet që kanë ngjyrë të ndezur dhe janë të forta. Evitoni bamjet që janë shumë të mëdha apo shumë të fryra. Sa më të vogla të jenë aq më të mira janë.

Si t’i ruani

Për t’i ruajtur bamjet vendosini në frigorifer të mbyllura në një enë. Nëse ka shumë lagështirë, vendosini brenda në enë një copë letër kuzhine në mënyrë që të thithë lagështirën.

Këshilla shtesë

Njohësit e mirë të bamjes e duan për shkak dhe të lëngut dhe shijes së veçantë që ka. Bëni kujdes se po ta gatuani shpejt, do t’ia humbisni pak shijen.

 

 

Misri

Misri është një dashuri më vete, veçanërisht kur është i pjekur ai ka një shije të pakrahasueshme. Por këshillohet shumë edhe të zjehet, duke u përdorur vetëm apo për gatime të tjera.

Si t’i zgjidhni

Zgjidhni misra me kokrra të plota, dhe kujdesuni që lëkura të jetë e butë dhe jo e tharë. Mos i zhvishni misrat nëse nuk do t’i gatuani në moment.

Si t’i ruani

Misrat duhen mbajtur në frigorifer, të mbyllur në mënyrë hermetike.

Këshilla shtesë

Misri i bardhë nuk është domosdoshmërisht më i ëmbël se misri i verdhë. Ngjyra ka të bëjë më shumë me zonën në të cilën rritet.

Speci jeshil

Edhe pse specat i kemi gjatë të gjithë vitit në treg, ato të vërtetët të sezonit e kanë pikun e prodhimit pikërisht tani.

Dhe nuk ka asgjë më shume së specat jeshilë të fushës për të na treguar se jemi në verë.

Si t’i zgjidhni

Zgjidhni speca që janë të fortë dhe me ngjyra të forta. AgroWeb.org sugjeron të zgjidhni ata që janë më të shtrembër, sepse janë dhe ato më bio e natyralë.

Si t’i ruani

Mbajini specat në frigorifer, të mbyllur në mënyrë hermetike që të mos marrin shumë ajër dhe lagështirë.

Këshilla shtesë

Për t’i qëruar vendosini në zgarë dhe piqini aq sa lëkura të nisë të nxihet. Pastaj vendosini në një enë dhe mbulojini me qese kuzhine, paskëtaj lëkura do të bjerë menjëherë.

Shalqi

Nëse ka një frut që mishëron esencën e ëmbël të stinës së verës, është një shalqi i mirë. Muaji korrik është dhe muaji me prodhimtarinë më të madhe të shalqinit, ku zonat e Lushnjës dhe Fierit kanë prodhimtarinë më të madhe.

Si t’i zgjidhni

Në pjesën më të madhe të dyqaneve apo të tregjeve, tregëtarët vazhdojnë të ofrojnë shalqi me provë, ku një pjesë e vogël trekëndore pritet nga shalqini për t’u parë nëse është kungull ose është i pjekur.

Lexoni këtu këshillat e AgroWeb.org si të zgjidhni shalqinin më të mirë.

Si t’i ruani

Shalqini do të të vazhdojë të piqet në temperaturën e mjedisit edhe pasi është vjelur, kuptohet kur nuk është i hapur. Në raste të tjera pastaj futet në frigorifer, por nuk mund ta mbahet më gjatë se një ditë, pasi fillon të zbutet dhe të kalbet.

Këshilla shtesë

Shalqinjtë edhe pse janë ekstremisht të ëmbël dhe mund të kombinohen shumë mirë me shije të kripura, si proshuta apo djathi i bardhë./AgroWeb.org