Konsumi i Antibiotikëve Rritet me 65 Përqind – Mjekësia Ngre Alarmin

594 0

Ekspertët ndërkombëtarë të shëndetit publik kanë ngritur alarmin në lidhje me rritjen dramatike të përdorimit të antibiotikëve.

Sipas të dhënave të National Library of Medicine, të cilave u referohet AgroWeb.org, çdo 10 minuta në botë përdoren rreth 2 tonë antibiotikë, në shumicën e rasteve pa rekomandimin e mjekut.

Antibiotikët pa rekomandim janë një fenomen shumë i përhapur në Shqipëri, ku shpesh ato merren direkt nga farmacia pa recetë.

Sipas zyrës së OBSH në Shqipëri, në vendin tonë është rritur rezistenca ndjaj antibiotikëve, gjë që sjell problematikë të madhe shëndetësore.

Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu ka  deklaruar se përgjatë vitit 2018 do të bëhet monitorimi i të gjithë rrjetit të farmacive.

Ky monitorim do të bëhet për të ndaluar dhënien e medikamenteve pa recetë.

Mjekët në të gjithë botën kanë bërë thirrje për një kufizim të qartë në konsumin e këtyre medikamenteve.

Një ekip ndërkombëtar ekspertësh zbuloi pak kohë më parë se nga viti 2000 deri në 2015, përdorimi i antibiotikëve u rrit me 65 përqind.

Zbulimi, të cilit i referohet AgroWeb.org, u bë nëpërmjet të dhënave krahasimore të përdorimit të antibiotikëve në 76 vendeve të ndryshme të botës.

Vendet Që Konsumojnë Më Shumë Antibiotikë

Rritja e përdorimit të antibiotikëve është nxitur nga vendet e varfëra, thuhet në studimin e Qendres Për Ekonominë, Politikat dhe Dinamikat e Sëmundeve.

Megjithatë, janë pikërisht vendet e pasura të cilat konsumojnë dyfishin e antibiotikëve në krahasim me vendet e varfëra.

Rreziku i tejpërdorimit të antibiotikëve është i lartë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ekspertët mjekësorë po përballen me një valë të rrezikshme infeksionesh që u rezistojnë antibiotikëve.

Viruset që u rezistojnë antibiotikëve u marrin jetën të paktën 500,000 njerëzve në vit në mbarë botën.

Nëse nuk mbahen nën kontroll, këto sëmundje mund të përshkallëzohen në nivele të frikshme.

Pasojat e Rezistencës Ndaj Antibiotikëve

Sistemi mjekësor është i bazuar tek antibiotikët.

Nëse bakteret bëhen më rezistente, pra antibiotikët nuk bëjnë efekt, atëherë njerëzimi do ta pësojë keqazi.

Më e keqja është se nëse kjo ndodh, mjekësia nuk ka ç’bën më.

Kjo nënvizon rëndësinë e një rishqyrtimi radikal për të frenuar përdorimin e antibiotikëve, për të investuar më shumë në higjenë dhe vaksinim në vendet ku përdorimi i antibiotikëve është më i lartë.

Turqia, është vendi me konsumin më të lartë të antibiotikëve.

Në këtë vend, rezistenca e baktereve ndaj antibiotikëve është kthyer në një shqetësim madhor.

Por edhe Shqipëria nuk mbetet pas.

AgroWeb.org rekomandon që të konsultoheni patjetër me mjekun për përdorimin e antibiotikëve, pasi marrja e tyre pa recetë, jo vetëm rrezikon që të mos u bëjnë më efekt, por dëmton shëndetin tuaj./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.