Kujdesi për Bimën e Aloe Verës në Shtëpi – Hapat që Duhet të Ndiqni

4.1k 0

Bima e aloe verës preferon zonat tropikale, megjithatë ajo përshtatet në klima nga më të ndryshmet.

Aloe vera është një bimë tepër praktike dhe mjaft e mirë për tu mbajtur në shtëpi.

Përkujdesja për rritjen e saj nuk kërkon shumë mund, për sa kohë mësoni hapat bazë.

Me përpjekje minimale, kjo bimë mund të jetojë për shumë vjet me rradhë.

AgroWeb.org ju tregon më poshtë të gjitha hapat që duhet të ndiqni për bimën e Aloe Verës në shtëpi.

Si Të Përkujdeseni Për Bimën E Aloe Verës Në Shtëpi

Ndriçimi

Shëndeti i bimës varet nga ndriçimi.

AgroWeb.org ju këshillon që vazon me bimën e mrekullueshme duhet ta mbani në një vend të rrahur nga dielli, ose në parvazin e dritares.

Aloe vera ka nevojë për të paktën 6 orë ndriçim nga dielli.

Gjatë verës, saksinë mund ta mbani në ballkon për sa kohë nuk ka rrezik për ngrica.

Duhet të dini që bima e aloe verës përbëhet nga 95% ujë dhe ngrica më e vogël mund ta shkatërrojë atë.

Ujitja

Ujitja e saj duhet bërë kur sipërfaqja e dheut përthahet ose një herë në javë.

Uji duhet derdhur ngadalë deri sa pjesa e tepërt të dalë nga zona e poshtme e saksië.

Ujitja e tepërt mund të kalbë rrënjët e bimës ndaj tregohuni të kujdesshëm.

Fertilizimi

Që nga Prilli deri në Shtator, bima e aloe verës pëson një zhvillim të fortë.

Ju mund ta ndihmoni bimën e mrekullueshme të rritet duke e ushqyer me pleh organik dhe fertilizues të pasur.

AgroWeb.org ju kujton se fertilizimi duhet bërë dy herë në muaj që nga Prilli deri në Shtator.

Në dimër, bima resht së rrituri ndaj nuk ka nevojë për fertilizues.

Insektet

Edhe aloe vera, si çdo bimë tjetër ka dashamirësit e saj në mesin e insekteve të ndryshëm.

Insekte me ngjyrë kafe kanë tendencën të sulmojnë bimën dhe ta shkatërrojnë atë.

Për të parandaluar dëmin e insekteve përdorni pesticide jo toksike dhe natyrale.

Zhvendosja

Gjatë rritjes, bima ka nevojë të zhvendoset në një saksi më të madhe në mënyrë që të zgjasë për vite të tëra.

Nëse bima që keni blerë, ka ardhur në një vazo më të vogël, atëherë transferojeni bimën në një vazo më të madhe që ka vrima në fund duke mundësuar kullimin e ujit të tepërt.

Pjesa e gjetheve të bimës duhet të dalë direkt mbi sipërfaqe.

Këtë të fundit, mund ta pasuroni me guralecë të vegjël të cilët ruajnë lagështinë dhe krijojnë kushtet natyrale të rritjes.

Pasi ta keni zhvendosur bimën duhet të prisni tre ditë për ta ujitur në mënyrë që ajo të ambientohet me ‘shtëpinë’ e re./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.