Ekuinoksi i Vjeshtës – Kur Do Të Nisë Në Shqipëri

1.4k 0

Pas muajve të gjatë e plot diell të verës, ditët duhet të kthehen në normalitetin e tyre.

Përveç fillimit të punës dhe shkollës, edhe ditët fillojnë të barazohen me netët për t’i hapur rrugë më pas solsticit dimëror.

Çfarë Është Ekuinoksi i Vjeshtës?

Si pasojë e rrotullimi të Tokës rreth Diellit, boshti i Tokës është i drejtuar më afër Diellit dhe kështu në Hemisferën Veriore ndodh Ekuinoksi i Vjeshtës.

Ky pozicion arrin të krijojë një ndarje të barabartë 12 orarëshe mes ditës dhe natës.

Sipas të dhënave që AgroWeb.org ka mbledhur, rezulton se fjala ekuinoks do të thotë ‘e barabartë me natën’ në Latinisht.

Nga këtu jepet ideja kryesore se kudo në botë dita është e barabartë me natën.

Kur Është Eukuinoksi i Vjeshtës Këtë Vit?

Ekuinoksi i Vjeshtës gjithmonë bie mes datave 21 dhe 24 Shtator.

Këtë vit kjo ngjarje e shënuar do të ndodhë pikërisht, në datën 23 Shtator.

A Shënon Ekuinoksi Fundin e Verës dhe Fillimin e Vjeshtës?

Ka dy mënyra për të përcaktuar mbarimin e një stine dhe nisjen e një tjetre.

Për meteorologët, data 1 Shtator është ajo që shënon fillimin e vjeshtës.

E ndërsa për astronomët, është pozicioni i bushtit të Tokës ai që vendos fillimin e stinëve.

Pra për ata është 23 Shtatori fillimi i vjeshtës.

Çfarë Kuptimi ka Ekuinoksi i Vjeshtës?

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, Ekuinoksi Vjeshtor lidhet me një ritual pagan.

Rituali ndryshon në varësi të qytetërimeve, por thelbi ishte falënderimi i Perëndive për frytet e begata që korrnin para se të niste dimri.

Edhe pse vitet kanë kaluar, disa ritual kanë mbetur, dhe ditë të tilla ende festohen./AgroWeb.org