Një Fundjavë në Zemër të Qetësisë: Diamma Conference Resort & Spa

1.1k 1

Në bregdetin e mahnitshëm të Durrësit, ku deti Adriatik puth rërën e artë dhe pishat ofrojnë një freski të pashembullt, gjendet një oaz qetësie dhe komoditeti: Diamma Resort Conference & Spa. Ky resort 5-yjesh, i shtrirë në një hapësirë prej 16 mijë metra katrorë buze detit, është destinacioni i përsosur për çdo familje që kërkon të largohet nga rutina e përditshme dhe të zhytet në një botë relaksi dhe qetësie. Vizita jonë në Diamma Resort nisi në panairin International Tourism Fair Tirana, mbajtur në kryeqytet javën e kaluar. Në qendër të kësaj ngjarje me një stendë madhështore, ekrane të mëdha e një arredim të detajuar qëndronte Diamma Resort & Spa. Një pritje që i ngjason eksperiencës së resortit gjigand buzë Adriatikut, me nje kënd të dedikuar bizneve dhe pritjeve tuaja të veçanta në sallat e konferencave apo takimeve në Diamma, një kënd informacioni dhe më tej pjesa e argëtimit e qetësisë së plotë të hotelerisë.

Më interesanti për në mbetet këndi i gatimit dhe i përgatitjes së pijeve të ndryshme, të ndara në dy ambiente të veçanta me tryezën e gjatë të gatimeve të shijshme të cilat kishin më së shumti bazë perimesh të freskëta, prodhime deti e shije pranverore të lehtë dhe ngopëse.

Në morinë e bukëve të vogla të përgatitura me salmon, fruta deti apo salsa të ndryshme dominonin ngjyrat dhe kombinimi me perimet që i bënte këto shoqëruese të pjatave kryesore jo vetëm të binin në sy, por edhe të mbanin fronin e ushqimeve të shëndetshme. Po kështu edhe byreçkat e vogla të mbushura me lakra të freskëta apo krepat e kripur me mbushje perimesh.

Duke qëndruar si ëmbëlsira për në fund, këndi i lëngjeve të freskëta dhe kokteileve rikujtonte argëtimin dhe varet e mrekullueshme të resorteve si dhe atmosferën pozitive buzë detit të shoqeruar përreth me imazhet e mrekullueshme të resortit. Me një kuriozitet, familjarët që ishin në zonë për një shëtitje me fëmijët e vizitorë të rastësishëm në panair, pyesnin për vendodhjen e këtij resorti interesant. Të habitur nga afërsia me Tiranën dhe shtrirja në natyrë e resortit e cila është e pazakontë për zonën, të gjithë preferuan të shijonin një pjesë të Diamma Resort Conference & Spa atë të shtunë në mëngjes.

Diamma Resort: Në zemër të Durrësit dhe Rajonit

E vendosur vetëm 5 km larg qendrës së qytetit të Durrësit dhe 27 km nga Airoporti Nënë Tereza, por në një botë të saj të qetë dhe të izoluar mes natyrës dhe luksit të niveleve ndërkombëtare, kjo perlë bregdetare është padyshim një nga resortet me shtritjen më të madhe e luksoze të zones Durrësit e përreth. Diamma Resort është e hapur ne 12 muaj të vitit me një koncept që përqafon të gjithë llojet e turizmit. Duke nisur që nga udhëtimet për punë, pushimet familjare apo pushimet e relaksit.

Prezantimi me vetë hotelin kalon përtej eksperiencës së shijimit dhe perceptimit të mëparshëm me Diamma Resort. Jo vetëm një vend qëndrimi e pushimi, por konsideruar edhe një nga destinacionet më të preferuara të vendit për shkak të afërsisë me qytetet dhe të gjithë faciliteteve që ofron, një përvojë që fillon që nga momenti i parë që hyni në këtë hapësirë gjigande.

Me një arkitekturë të menduar mirë, që bashkon modernen me elementët natyralë, ky resort i veçantë në zonën e Golemit dhe i vetmi me këtë shtritje të gjerë, premton të jetë vendi ku do të ndjeni qetësinë dhe harmoninë me natyrën. Më tej ne do të zbulojmë të gjitha shërbimet që kjo eksperiencë e veçantë ofron për turistë apo vizitorë vendas e të huaj si dhe çfarë mendojnë ata për resortin.

Vilat dhe Akomodimi

Ndërtuar si pjesë e një koncepti në harmoni me natyrën dhe shtrirje të gjerë me 110 dhoma të shtrira në vila të vogla në mes të pishave ikonike të zonës së Golemit, të cilat përbëjnë një atraksion më vete për tu vizituar, resorti kombinon edhe qasjen moderne e luksoze në brendësi të ndërtesës qëndrore. Vilat janë projektuar në harmoni të plotë me mjedisin përreth, duke ofruar një ndjenjë intimiteti dhe komoditeti.

Më se shumti ato preferohen nga familje të mëdha apo ata që kanë një lidhje të veçantë me natyrën për t’u përhumbur në zhurmën e dallgëve në mbrëmje dhe gjelbërimin e pishave që thumbojnë qiellin çdo mëngjes.

Hoteli dhe Dhomat

Në sistemin e hotelerisë deluks, Diamma Resort ofron 66 dhoma të madhësive dhe tipologjive të ndryshme të përshtatura për familje të mëdha apo një udhëtim vetëm. Çdo dhomë, e mobiluar me shije dhe elegancë, hapësira të bollshme, ofron pamje mahnitëse nga deti ose nga gjelbërimi i pishave që rrethojnë resortin.

Zona e hotelerisë është e frekuentuar çdo muaj të vitit jo vetëm nga pushues rastësor, por edhe organizime profesionale me disa qindra persona nga e gjitha bota.

Ku një prej tyre shprehet kështu: “Do të kthehem sërish në Diamma Resort. Çdo gjë ishte perfekte, duke nisur nga recepsioni, dhomat, restoranti, pamja shërbimi dhe trajtimi profesional nga stafi.”– Dhimitër, Gjermani

Me një kombinim të rafinuar të komoditetit, luksit dhe bukurisë natyrore, qëndrimi këtu bëhet një përvojë e vërtetë relaksi, pavarsisht nëse zgjidhni të shkoni për pushime apo për një udhëtim pune.

Aktivitetet dhe Argëtimi

Çfarë e bën Diamma Resort Conference & Spa një ambient që i ofron të gjitha, janë aktivitetet e shumta një tjetër aspekt që e bën Diamma Resort vendin ideal për pushime familjare. Pishina verore dhe ajo dimërore, së bashku me jakuzzin, spa-n dhe saunan, ofrojnë çaste të paharrueshme relaksi për të rriturit, ndërsa zona e lojërave për fëmijët dhe aktivitetet e organizuara për fëmijë garantojnë që edhe të vegjlit të kenë një përvojë të mbushur me gëzim dhe argëtim.

Gjithashtu plazhi privat i resortit, i cili është vetëm disa hapa larg dhomave, ofron një mundësi të rrallë për të shijuar detin Adriatik në intimitet dhe qetësi të plotë. Sipas të gjitha gjasave nëse do të vizitoni Diamma Resort Conference & Spa në Golem, hapësirat e jashtëme të përbashkëta do të jenë më të freskuentuarat për shkak të komoditetit dhe larmishmërisë që ofrojnë.

Restorantet dhe Shija e Vërtetë

Cilësia dhe shijimi i vërtetë për çdo vend që vizitoni nis tek ushqimi. Në Diamma Resort, çdo vakt është një udhëtim në botën e shijes dhe kuzhinës së përzgjedhur. Me tre restorante në dispozicion, të cilat ofrojnë një gamë të gjerë të pjatave të shijshme, nga kuzhina lokale tek ajo ndërkombëtare, çdo vakt kthehet në një moment të veçantë.

Freskia e përbërësve, përkujdesja në përgatitjen e çdo pjate dhe shërbimi i kujdesshëm sigurojnë një përvojë gastronomike që i kënaq të gjitha shqisat me një prekje shëndeti në mendje.

Konferencat dhe Takimet

Për ata që dëshirojnë të kombinojnë pushimin me punën ose të organizojnë ngjarje të rëndësishme, Diamma Resort & Spa ofron hapësira fleksibël për konferenca të mëdha me disa qindra pjesmarrës dhe takime pune më të vogla, me ambiente të posaçme të pajisura me teknologjinë më të fundit.

Ky aspekt e bën resortin jo vetëm një destinacion pushimi por edhe një vend ideal për të zhvilluar takime biznesi në një mjedis që frymëzon kreativitetin dhe qetësinë. Diamma Resort Conference & Spa ka një kapacitet organizmi konferencash e takimesh me një përmasë prej disa qindra personash duke ofruar jo vetëm akomodimin në konferenca, por edhe atë në hoteleri, argëtim etj.

Ftesë për një përvojë të paharrueshme!

Me një vëmendje të veçantë ndaj detajeve, që nga pastërtia e dhomave deri tek larmia e aktiviteteve dhe shërbimi i personalizuar, çdo moment është i menduar për të ofruar maksimumin e qetësisë, relaksit dhe kënaqësisë.

Diamma Resort & Spa është më shumë se thjesht një vend pushimi është një përvojë që mbetet e gdhendur në kujtesën e çdo vizitori.

Nota 10 sipas vizitorëve i takon pastërtisë dhe shërbimit të stafit në Diamma Resort.

Annette nga Norvegjia e cila ka kaluar pushimet ne resort shprehet e lumtur për çdo ditë që ka kaluar në këtë resort. “U ndjeva si në shtëpi. Dhoma luksoze, pastërti e jashtëzakonshme, ushqim i mirë, staf miqësor dhe shërbim profesional. E rekomandoj 10/10 Diamma Resort.”

Në fund, ajo që e bën Diamma Resort & Spa të veçantë është kombinimi i bukurisë natyrore, komoditetit të pakrahasueshëm dhe një shërbimi që tejkalon pritshmëritë.  Diamma Resort & Spa është jo vetëm një destinacion pushimi; është një udhëtim në zemrën e qetësisë dhe shijes, ku çdo detaj flet në gjuhën e përkushtimit për ekselencë dhe mirëqenie. Mësoni më shumë për Diamma Resort Conference & SPA duke vizituar faqen e tyre zyrtare këtu.

One Comment

  1. Ana

    Resort fantastik per ne nenat me femije, lodra druri te sigurta dhe hapesira ku leviz lirisht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.