Nëse po përpiqeni të humbisni peshë dhe dëshironi të frenoni urinë e vazhdueshme, tërshëra mund të jetë perfekte për ju.
Studimet kanë treguar se tërshëra mund të jetë e shëndetshme për zemrën, ul rrezikun e diabetit dhe ndihmon në kontrollin e peshës.
Pra përgjigjia është po, ju mund të humbisni peshë duke ngrënë tërshërë.
Por si ndihmon tërshëra në reduktimin e peshës? AgroWeb.org ju fton të njiheni me përgjigjen më poshtë.
Pse të fokusoheni tek tërshëra?
Tërshëra është e mbushur me fibra dhe lëndë ushqyese si fosfori, magnezi dhe zinku.
Ato janë të dobishme për reduktimin e peshës sepse mund t’ju mbajnë të ngopur për më gjatë dhe ndihmojnë në frenimin e urisë.
Një studim ku AgroWeb.org u mbështet zbuloi se konsumi afatgjatë dhe afatshkurtër i tërshërës ndihmoi në kontrollin e hiperglicemisë dhe në reduktim të peshës.
Gjithashtu ishte një zgjidhje e mirë për njerëzit me diabet.
Hapi i parë është të zgjidhni tërshërën e shëndetshme, e cila nuk përmban sheqerna të shtuar.
Në dietën me tërshërë, këshillohet të përfshini një filxhan me tërshërë si bazë për sa më shumë vakte të jetë e mundur.
Është e lehtë të përgatisni pak tërshërë me qumësht ose kos për mëngjes ose të hani një sanduiç të shëndetshëm të bërë nga buka me tërshërë.
Për shkak se nuk është kurrë e shëndetshme të hani vetëm një lloj ushqimi dhe trupi juaj kërkon një grup të larmishëm ushqimesh dhe lëndësh ushqyese, të mos konsumosh asgjë tjetër përveç tërshërës mund të mos jetë zgjidhja më e mirë.
Një mënyrë e thjeshtë për të pasuruar dietën tuaj është të shtoni luleshtrydhe, banane ose boronica në tërshërë.
Ju gjithashtu mund të shtoni edhe arra ose kanellë për shije.
Vendosni gjysmë filxhani tërshërë në një kavanoz të përzier me qumësht, fruta, kos, mjaltë, arra, erëza ose fara chia (ose ndonjë kombinim unik të këtyre llojeve të ushqimeve) dhe më pas ruajeni në frigorifer gjatë natës.
Tërshëra juaj do të shndërrohet në një “puding” të shijshëm në mëngjes.
Dhe si me çdo dietë, ju nuk do të humbisni peshë nëse nuk e kryeni në mënyrë të vazhdueshme stërvitje.
Për fat të mirë, tërshëra është e mbushur me karbohidrate dhe proteina, të cilat do ta bëjnë atë një burim të shkëlqyer energjie./AgroWeb.org