3 Racione me Bulmet në Ditë – Pse Duhen për Shëndetin e Zemrës

1.9k 0

Një studim i publikuar së fundmi, të cilit i referohet AgroWeb.org, zbuloi se konsumi i produkteve të bulmetit, ul rrezikun e vdekshmërisë së parakohshme dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Për të arritur në këtë konkluzion, studiuesit kanadezë analizuan të dhënat e plot 130,000 individëve në 21 vende të ndryshme të botës.

Pjesëmarrësit u ndanë në katër grupe.

Grupi i parë nuk konsumonte produkte bulmeti. Grupi i dytë konsumonte vetëm një racion ndërsa grupi i tretë konsumonte një deri në dy racione.

Grupi i katërt konsumonte mbi 2 racione me produkte bulmeti çdo ditë.

Studiuesit zbuluan se personat në grupin e katërt kishin më pak gjasa të humbisnin jetën për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare.

Ata ishin gjithashtu më pak të rrezikuar nga ishemia apo sëmundjet e zemrës.

Sipas studiuesve, sa më shumë produkte bulmeti të konsumonte grupi i katërt, aq më i ulët ishte rreziku i vdekjes para kohe dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Gjetjet e studimit, të cilin e gjeni duke klikuar këtu, janë të rëndësishme.

Po ashtu edhe studime të tjera, të cilave u referohet AgroWeb.org tregojnë përfitimet për zemrën nga bulmeti. Linku këtu

Kosi, më i rekomanduari

Studiuesit konfirmojnë se kosi që është i pasur me kalçium dhe vitaminë D, ka një rol shumë mirëbërës për zemrën që shkon përtej qetësimit të saj.

Probiotikët që gjenden tek kosi ulin tensionin e gjakut.

Ekspertët konfirmojnë se kosi është shumë i nevojshëm për shëndetin e zemrës.

AgroWeb.org rekomandon kosin e zënë vetë, ose të siguroheni për cilësinë e kosit që blini në treg.

Kosi mund të konsumohet veçmas ose duke u kombinuar me fruta të pasura me fibër, perime dhe drithëra./AgroWeb.org

*Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.