Çikorja – Si ta Përdorni për Pastrimin e Gjakut, Mëlçisë dhe Tëmthit

2.5k 0

Çikorja është nga bimët e egra më të dashura për amvisat shqiptare.

Kjo bimë që rritet kudo dhe çel lule të bukura ngjyrë bojëqielli ka gjetur kryesisht përdorim të gjërë në kuzhinat tona.

Njerëzit kanë shfrytëzuar vetitë e jashtëzakonshme të çikores në mjekësinë tradicionale për të përmirësuar shëndetin e mëlçisë, shëruar stomakun nga dhimbjet, qetësuar nervat, rregulluar rrahjet e zemrës, apo kuruar osteoartritin dhe diabetin.

Çikorja është një bimë e bekuar me sasi të vogla por të rëndësishme të çdo vitamine të nevojshme.

Ajo përmban minerale si zinku, magnezi, mangani, kalciumi, hekuri, kaliumi, acidi folik dhe vitaminat A, B6, C, E dhe K.

Gjethet dhe zhardhoku i çikores ofrojnë vlera shumë të rëndësishme për shëndetin.

Gjethet mund të konsumohen në mënyra të ndryshme por edhe si çaj.

Zhardhoku nga ana tjetër thahet dhe më pas bluhet hollë.

Çikorja e bluar përdoret jo vetëm për çaj por edhe për kafe.

Për çajin e rekomanduar nga nutricionistët, të cilëve u referohet e AgroWeb.org ju nevojitet një sasi prej 30 gramë çikore pluhur e cila duhet zier në ujë për 10 minuta.

Vlerat Shëndetësore Të Çajit Të Çikores

Qarkullimi i Gjakut, Shëndeti i Mëlçisë Dhe Tëmthi

Çaji i çikores është përdorur prej shumë vitesh për pastrimin e gjakut dhe përmirësimin e qarkullimit të tij.

Ai është i pasur me vitaminat A, C, B dhe K.

Grekët dhe romakët e lashtë e përdornin çaj si stimulant por edhe për pastrimin e mëlçisë dhe tëmthit si dhe kundër verdhëzës.

Ky çaj është mirëbërës edhe për shpretkën dhe u rekomandohet njerëzve që vuajnë nga gurët në tëmth.

Sistemi Tretës

Çaji i çikores bëhet më i trashë duke u përzier me mjaltin.

Ai mund të përdoret edhe nga fëmijët që ankohen nga problemet dhe dhimbjet me stomakun.

Ky çaj prëmirëson tretjen dhe stimulon oreksin.

Shëndeti i Lëkurës

Nëse lyeni pak pambuk me lëngun në fjalë dhe ta përdorni në lëkurë do të zbusni pezmatimin e lëkurës dhe irritimin e saj.

Kockat

Çaji i çikores ndihmon trupin të përthithë më shumë kalçium për shëndetin e kockave dhe dhëmbëve.

Në shumë raste, trupi nuk është në gjendje të përthithë sasitë maksimale të kalçiumit nga ushqimet dhe për këtë nevojitet të konsumoni më shumë nga ky çaj.

Kujdes

Pavarësisht mungesës së fakteve shkencore, ka pretendime se konsumi i tepruar i këtij çaji mund të shkaktojë probleme me shikimin./AgroWeb.org