Fuqia e Pashtershme e Tërfilit të Ujit

975 0

Lulet e bardha të mëndafshta të tërfilit të ujit janë një mrekulli për sytë. Kjo bimë që shkëlqimin e saj e arrin larg tokës, rritet kryesisht në këneta dhe pellgje.

Përdorimet e tërfilit të ujit

Shumë kohë përpara se t’i drejtoheshin farmacive për medikamente, njerëzit ishin besnikë të bimëve dhe barishteve që u vinin në ndihmë për sëmundjet e aparatit tretës apo për të përmirësuar funksionet e mëlçisë.

Tërfili i ujit është i fuqishëm kundër inflamacionit dhe gjen përdorim të gjërë kundër reumatizmës dhe sëmundjeve të tjera të kyçeve.

Tërfili i ujit është një barishte tepër e hidhur që përmirëson oreksin dhe gjallëron sekretimin e lëngjeve tretëse. Kjo bimë zakonisht përdoret për të përmirësuar tretjen problematike, veçanërisht tek pacientët që përjetojnë dhimbje në stomak.

Për më tepër, tërfili i ujit përdoret nga njerëzit që duan të shtojnë në peshë, dhe konsiderohet i dobishëm për trajtimin natyral të sëmundjeve reumatizmale, veçanërisht në rastet kur ato shoqërohen me këputje fizike, apo rënie në peshë.

Tërfili i ujit lufton inflamacionin dhe ka një efekt pozitiv për veshkat. Studime të shumta mbi mënyrat për luftimin e inflamacionit kanë provuar se tërfili i ujit ka ndikim të fortë për mbrojtjen e veshkave dhe parandalimin e dështimit të tyre.

Tërfili i ujit është një bimë shumë e përhapur në territorin shqiptar. Dashamirësit e natyrës e vlerësojnë lulen e mrekullueshme ujore në formë ylli. Për më tepër, kjo lule rritet lehtësisht nëpër pellgjet e kopështeve të ndryshme, madje ndihmon në ruajtjen e pastërtisë së ujit.

Kultivimi i tërfilit të ujit duhet bërë në territore të lagështa ku toka është e qullët,  ose në ujëra të cekta, apo buzë pellgjeve. Kjo specie bimësh favorizohet nga ambientet me aciditet të lartë dhe mund të rritet për së mbari edhe në ujëra me një thellësi prej 30 cm.

Tërfili i ujit është një barishte e fuqishme që arrin të durojë temperature që arrijnë deri në -25 ° C. Një tjetër informacion interesant për tërfilin e ujit është që futet ndër bimët e preferuara të maceve.

Dozat e rekomanduara

Përdorni një ose dy lugë çaji të gjethes së tharë të tërfilit të ujit dhe hidhenni në një filxhan me ujë të nxehtë për 10 minuta. Pini tre filxhanë të këtij toniku në ditë për të qetësuar stomakun ose rregulluar ciklin menstrual.

Megjithatë, përpiquni të mos e teproni me dozat e tonikut sepse mundet të shkaktojë të vjella. Nëse vuani nga koliti apo diareja, atëherë duhet ta shmangni atë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.