Kura Natyrale me Qepë Kundër Dhimbjes së Veshit

2.3k 0

Qepa është një nga perimet më të mira të nëntokës për shëndetin e njeriut.

Përdorimet e saj në kura natyrale kundër një sërë sëmundjesh janë të panumërta.

Një prej këtyre kurave natyrale me bazë qepe rekomandohet kundër dhimbjes së veshit.

Qepa përdoret kundër këtyre dhimbjeve sepse përmban vajra etherikë, acide, vitamina e minerale.

Si Të Përgatisni Kurën Natyrale Me Qepë Kundër Dhimbjes Së Veshit

AgroWeb.org ju udhëzon të vendosni një tenxhere në zjarr dhe vendoseni kapakun nga ana e sipërme.

Mbi kapak vendosni një qepë dhe lëreni të ngrohet me avullin e ujit të nxehtë.

Pasi qepa të jetë ngrohur mjaftueshëm mbështilleni me një napë të pastër dhe vendoseni sa më pranë veshit që ju dhemb.

Mbajeni napën me qepë për të paktën 30 minuta dhe qëndroni shtrirë në një vend të qetë e pa zhurma.

Kura Të Tjera Natyrale Kundër Dhimbjes Së Veshit

Kura Me Farat E Lulëkuqes

AgroWeb.org ju udhëzon të zieni 7 fara të lulëkuqes në gjysëm filxhani me qumësht.

Lërini të ziejnë për 30 minuta.

Përdorni një pikatore për të hedhur pak qumësht të ngrohtë në veshin që ju dhemb.

Kura Me Fara Lini Dhe Qumësht

Lajeni veshin me qumësht të ngrohtë, të zier bashkë me farat e linit.

Dhimbja do të zbutet ndjeshëm.

Kura Natyrale Me Trumzë

Një tjetër mënyrë natyrale për të larguar dhimbjet është përdorimi i trumzës.

Zieni dy lugë gjelle me trumzë të thatë në 200 ml ujë.

Lërini të ziejnë për 15 minuta.

Shpërlani veshin disa herë për sa kohë lëngu është akoma i ngrohtë.

Rreziqet nga problemet e veshit

Sipas të dhënave të AgroWeb.org infeksionet e patrajtuara të veshit mund të çojnë në komplikime më serioze, duke përfshirë humbjen e dëgjimit, dëmtimin e daulles, meningjit dhe deri në paralizë nervore të fytyrës.

Cilat janë shenjat e infeksionit të veshit?

  • Një dhimbje e mprehtë, e papritur ose një dhimbje e shurdhër dhe e vazhdueshme
  • Një ndjenjë zhurme në vesh
  • Të përziera
  • Dëgjim i dobësuar
  • Rrjedhje lëngu nga veshët

Sa herë që dyshoni se jeni prekur nga një infeksion i veshit, AgroWeb.org ju këshillon të konsultoheni me mjekun./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.