Lëngu i Specit – Pija Energjike Natyrale

1.8k 0

Lëngu i specit duhet të përfshihet patjetër në dietën tuaj.

Duke shtrydhur specat e freskët, do të merrni prej tyre të gjithë mineralet, vitaminat, antioksidantët dhe fitonutrientët në një dozë të vetme që do të fuqizojë organizmin tuaj.

Specat janë të pasur me ushqyes që e mbajnë organizmin të shëndetshëm. Ato përfshijnë vitaminat A,  B1, B2, B3, B5, B6, B9, C, E, bakër, kalium, mangan, zink, silikon dhe thiaminë.

Specat i gjejmë në larmi ngjyrash. Ata me ngjyrë të kuqe kanë nivel më të lartë ushqyesish sepse janë pjekur më gjatë.

Specat me ngjyrë të gjelbër janë këputur më herët përpara se të kishin mundësi të zverdheshin e deri sa të bëheshin të kuq.

Në krahasim me specat e gjelbër, specat e kuq kanë 11 herë më shumë beta karoten dhe 1,5 herë më shumë vitaminë C.

Së fundmi në tregje gjenden edhe speca ngjyrë blu, një shartim natyral specash, i mbushur plot e përplot me antioksidantë, kryesisht antocianinë që gjendet tek boronicat.

Specat luftojnë mykun, bakteret dhe infeksionet e ndryshme. Nëse pini lëngun e tyre ndihmoni në ngadalësimin e plakjes sepse specat janë plot me antioksidantë.

Ato i japin lëkurës një pamje të shëndetshme dhe më të re dhe e mbrojnë nga radikalet e lira. Lëngu i specave është i pasur me silikon që u bën mirë thonjve dhe flokëve të shëndetshëm.

Nëse konsumoni lëng speci, do të ulni edhe rrezikun e goditjeve në zemër, kjo falë përmbajtjes së lartë të vitaminës C që ndihmon në parandalimin e mpiksjes së gjakut.

Është provuar që një dietë e pasur me lëng speci ndihmon në uljen e kolesterolit, tensionit të lartë të gjakut, shmang arteriosklerozën dhe simptoma të tjera të ngjashme.

Lëngu i specit forcon sistemin imunitar, sërish falë përmbajtjes së vitaminës C që nxit prodhimin e qelizave të bardha të luftojnë infeksionin.

Specat gjithashtu ndihmojnë në rënien në peshë, rrisin metabolizmin dhe e bëjnë organizmin më të aftë për të djegur kaloritë më shpejt dhe në mënyrë më efikase.

Po të shtoni specat në dietën tuaj, do t’i bëni mirë syve dhe mbi të gjitha shikimit tuaj. Beta karoteni dhe vitamnia C mbrojnë sytë nga sëmundje të rrezikshme.

Për më tepër, specat luftojnë simptomat e ulçerës, diaresë dhe dispepsisë. Nga ana tjetër, konsumimi i specave përmirëson frymëmarrjen dhe kuron problemet me azmën, infeksionet në mushkëri dhe emfizemën e mushkërive. Nëse pini lëng speci, do të shmangni acarimet e fytit dhe gjakderdhjen nga hundët.

Receta e përgatitjes së lëngut të specit

Ajo që duhet të mbani mend është që lëngu i specit funksionon në organizëm si një pije energjike, por pa efektet anësore. Është varianti më natyral, i pastër dhe energjisjellës i të gjitha pijeve. Për më tepër, si askush tjetër, lëngu i specit është plot vlera.

  • Merrni tre speca
  • Një bistak rrushi ose një portokall
  • Një grusht spinaq
  • Një mollë të vogël

Në varësi të shtrydhësit të frutave, mos harroni të largoni farat. Shtrydhini të gjitha bashkë, kulloni lëngun dhe e keni të gatshëm për ta konsumuar.

Shijojeni këtë lëng fantastik që ju jep shëndet të mirë, energji dhe gjallëri./AgroWeb.org