Njerëzit që kolliten, tështijnë dhe që nuk vijnë në punë prej virozave na rrethojnë ngado.
Madje edhe më të fiksuarit ndaj higjienës nuk i shpëtojnë dot virozave, duke u palosur në shtrat për ditë të tëra të sëmurë nga gripi.
Të ushqyerit në mënyrë të shëndetshme i kufizon shanset për t’u sëmurur.
Ja disa nga ushqimet e thjeshta që do t’ju ndihmojnë të jeni në formë e të shëndetshëm këtë sezon.
Pini çaj gjithë ditën
Të gjithë llojet e çajërave në fakt, që nga ai i malit, çaji i zi, ose jeshil, përmbajnë një antioksidant të njohur si katekin, i cili sipas studimeve rezulton të ketë dhe veti kundra gripit.
Përtej çajrave të zakonshme, mos harroni se çaji i malit, çaji i sherebelës dhe çaji i rigonit të maleve janë zgjedhja të përkryera për shëndetin tuaj.
Fara luledielli jo vetëm për të shtyrë kohën
Ndoshta nuk e dinit, por farat e lulediellit, janë një burim i shkëlqyer me vitaminë E, që mbron muret e qelizave nga dëmtimet.
Një grusht i vogël me fare luledielli përmban 30% të sasisë ditore që duhet të merret me vitaminë E.
Për një zgjedhje më të shëndetshme zgjidhni ato që janë të pjekura dhe jo të skuqura në vaj.
Vitamina E është tejet e rëndësishme për shëndetin e mushkërive tona.
Një studim i mjekëve skocezë ka treguar se njerëzit që merrnin një ushqim të pasur me vitaminë C dhe E i kishin mushkëritë më të forta. Ju duhanpirës merrni shembull!
Konsumoni Agrume
Specialistët këshillojnë se marrja e vitaminës C në hapat e para të gripit mund ta ulë zgjatjen e sëmundjes për të paktën një ditë, e cila duket si një jetë kur keni kapur shtratin.
Konsumimi i sa më shumë agrumeve, qofshin këto portokalle, mandarina, limona, është një burim i shkëlqyer me vitaminë C.
Mos u shqetësoni nëse mendoni se e keni tepruar me vitaminë C. Çdo gjë që trupi juaj nuk e përdor, thjesht nxirret jashtë nga sistemi.
Pastaj kush mund t’i rezistojë mandarinave apo portokalleve gjithë shije të vendit këtë periudhë.
Hudhra jo vetëm për syrin e keq
Po, po hudhra. Noshta futeni tek kategoria e atyre që nuk i durojnë dot dhe për shkak të erës së tyre të fortë. Por AgroWeb.org ju këshillon ta rimendoni pasi përveç syrit të keq, hudhrat mbajnë larg dhe gripin.
Hudhrat përmbajnë alicinë, një përbërë sulfurik që prodhon antioksidantë të fuqishëm kur tretet në organizëm.
Speci i kuq për ekstra Vitaminë C
Ashtu si agrumet, speci i kuq është shumë i pasur me vitaminë C.
Në fakt një spec i kuq ka 150 miligramë të lëndës ushqyese, që ështe gati sa dyfishi që rekomandohet për femrat që të kosnumojnë në një ditë.
Për ta krahasuar, një portokalle e madhe përshembull ka vetëm 100 miligramë.
Por sigurisht që vetëm kaq nuk është e mjaftueshme pasi nëse jeni të sëmurë duhet të merrni gjatë ditës 400 deri në 500 miligramë.
Omega 3 për mbrojtje në shumë fronte
Vezët janë nga produktet e thjeshta që përmbajnë acidet yndyrore Omega 3. Këto ndihmojnë për të ulur infeksionet e rrezikshme në trup.
Inflamacionet kronike e pengojnë sistemin imunitar që të funksionojë si duhet dhe mund të kontribuojë në zënien e e gripit apo të ftohurit, por gjithashtu edhe në sëmundje të tjera më serioze.
Omega 3 e sulmon të ftohtin në më shumë se në një front./AgroWeb.org
Lini një Përgjigje