Lule Basani me Vaj Ulliri – Si të Përgatisni dhe Përdorni Kurën e Shendetit për 30 ditë

7.3k 0

Praktika e përzierjes së lules së basanit në vajin e ullirit është e njohur në shumë kultura.

Masa që përfitohet është përdorur që në lashtësi për kurimin e plagëve të ndryshme, si prerjet apo djegiet e lëkurës.

Kjo lule njihet me emrin botanik Hypericum perforatum.

Në farmacitë e shekullit të njëzetë, kjo përzierje njihej si vaji i kuq, ose Hypericum liniment’.

Mjekësia popullore vajin e ullirit me lule basani e përdor si një kurë për gastritin dhe ulçerën.

Lule basanin e gjeni në pikat e bimëve medicinale.

AgroWeb.org ju sjell dy metodat e përgatitjes të këtij vaji:

Mënyra e parë

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, në vendin tonë ky preparat përgatitet duke përdorur të gjithë bimën.

Lulet e basanit hidhen në një shishe qelqi me vaj ulliri dhe kjo masë lihet në një ambient të errët për dyzetë ditë.

Pas kësaj kohe, kur farat e zeza të lules te kenë lëshuar pigmentin e tyre dhe vaji të ketë marrë ngjyrën e kuqe karakteristike.

Kjo përzierje kullohet dhe  ruhet  në një tjetër enë qelqi e cila sugjerohet që të ruhet në një ambient të freskët.

Për këtë kurë ju nevojiten:

  • 3-4 tufa të vogla me lule basani
  • 1 litër vaj ulliri
  • Një shishe qelqi

Mënyra e dytë

Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se një nga mënyrat e përgatitjes së këtij vaji, që vjen nga vendet perëndimore, konsiston në mbledhjen e bimës në momentin që ajo ka lulëzuar.

Në një enë të mbushur me lule të freskëta hidhet aq vaj ulliri sa do të jetë mjaftueshëm për të mbuluar lulet.

Lulet e bluara dhe të mbuluara me vaj, duhet të vendosen në diell për dy deri në tre javë, në mënyrë që lulja të mbartë vetitë e saj në vajin e ullirit.

Kjo masë duhet të tundet pothuajse çdo ditë, që të lehtësohet procesi i përzierjes.

Pasi të kenë kaluar dy javë, bima duhet të kullohet nga vaji dhe të hiqet mënjanë.

Përzierja e vajit të lule basanit duhet të ruhet në ambient të errët dhe të freskët.

Për këtë kurë ju nevojiten:

  • Lulet e njoma të 5-6 tufave të lule basanit
  • 500-700 ml vaj ulliri
  • Një shishe qelqi

Përdorimi

Ky vaj mund të konsumohet duke pirë një lugë gjelle në ditë për 30 ditë, për të kuruar sëmundje të ndryshme të aparatit tretës, gastritin, ulçerën por edhe për një efekt mirëbërës për të gjithë organizmin./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.