Limonatë e Freskët me Turmerik dhe Xhenxhefil – Shëndeti në një Gotë

1.5k 0

Turmeriku është një erëz e magjishme e cila shërben si kurë natyrale kundër dhimbjeve.

Gjurmët e saj janë gjetur që 4000 vjet më parë në Indi, vendi ku turmeriku përdoret shumë jo vetëm në kulinari por edhe për shërbesa fetare.

India është prodhuesi dhe konsumatori më i madh i turmerikut në botë.

Kjo erëz e verdhë  tretjen dhe i jep një mbështetje shumë të madhe mëlçisë.

Turmeriku është një burim shumë i mirë i vitaminës C, magnezit, hekurit dhe kaliumit.

Vlerat e turmerikut e bëjnë atë të rekomandueshëm kundër inflamacionit që është edhe pikënisja e shumë sëmundjeve.

Inflamacioni kronik mund të shkaktojë shfaqjen e sëmundjeve si diabeti, kanceri, artriti, sëmundjet e zemrës dhe depresioni.

Duke qenë se është i pasur me shumë përbërës anti-inflamatorë, turmeriku kombinohet shumë mirë me xhenxhefilin, një luftëtar i njohur i inflamacionit.

Të dyja janë të këshillueshme për njerëzit që vuajnë nga dhimbjet e kyçeve por edhe tensioni i lartë i gjakut.

Turmerik Me Xhenxhefil, Lëngu Që Ju Duhet Për Uljen e Tensionit Të Gjakut

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni vlerat dhe përgatitjen e lëngut të xhenxhefilit me turmerik i cili ju hyn në punë kundër dhimbjeve të kyçeve dhe tensionit të lartë të gjakut.

Përbërësit:

  • 1 lugë çaj xhenxhefil të freksët të grirë
  • 1 lugë çaji turmerik pluhur
  • Një majë luge çaji piper të zi pluhur
  • Mjaltë dhe feta limoni

Përgatitja:

Zieni ujin në një çajnik dhe pasi të ketë marrë valë, hidhni erëzat dhe lërini për pesë minuta.

Më pas kullojeni lëngun dhe hidheni në gotë ose filxhan.

Shtoni mjaltin, fetat e limonit dhe piperin e zi.

Piperi i zi është i nevojshëm në këtë recetë. Turmeriku përmban kurkuminë e cila nuk përthithet dot nga trupi.

Kurkumina është substanca thelbësore mirëbërëse e turmerikut.

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se piperi i zi bën që përthithja e kurkuminës nga trupi të jetë 2000 përqind.

Ky lëng duhet pirë rregullisht por ai nuk këshillohet për njerëzit që:

  • Marrin barna për hollimin e gjakut,
  • Përdorin barna për diabetin
  • Marrin ilaçe kundër tensionit të lartë të gjakut,
  • Vuajnë nga gurët në tëmth dhe në veshka.

Nënat lehonë dhe gratë shtatzënë gjithashtu nuk duhet të konsumojnë sasi të mëdha të turmerikut dhe xhenxhefilit./AgroWeb.org