Një pije fantastike, e cila përgatitet në pak kohë dhe ju fal ngrohtësi e shumë vlera. Luleradhiqja mendohet se mbështet funksionet e mëlçisë, të sistemit tretës dhe atij urinar. Kanella, krahas përfitimeve i fal kësaj pije një aromë fantastike.
Ndiqni më poshtë recetën nga AgroWeb.org dhe provoni t’a përgatisni vetë këtë pije.
Përgatitja
1lgj lulerradhiqe (ose një bustinë çaj lulerradhiqe)
1/2 lç ekstrakt vanilje
1/8 lç kanellë
240ml ujë ose qumësht
Përgatitja
Vendosni çajin e lulerradhiqes në një enë dhe shtoni ujë ose qumësht. Lëreni të ziejë për 3-5 minuta, më pas kulloni lëngun për të larguar bimën.
Në një mikser, shtoni çajin e zier të nxehtë, ekstraktin e vaniljes dhe kanellën. Përpunojini përbërësit derisa të merrni një masë kremoze.
Shërbejeni të nxehtë në filxhanin tuaj të preferuar! /AgroWeb.org
Lini një Përgjigje