Pirja e Çajit – Kur Kthehet në Problem për Shëndetin

2.2k 0

Çaji është një nga pijet më të shëndetshme që mund të shijoni dhe kjo gjë njihet edhe nga mjekët kudo.

Vlerat e çajit janë të pafundme. Të dhëna ku bazohet edhe AgroWeb.org kanë treguar se ai ndikon tek jetëgjatësia, ndihmon me metabolizmin, rënien nga pasha e madje dhe përmirëson kujtesën.

Me siguri e keni dëgjuar shprehjen ‘gjella me kripë, e kripa me karar’. Edhe kur bëhet fjalë për çajin kjo thënie gjen vërtetësi.

Bëhet fjalë për çajin që prodhohet nga gjethet, siç është ai i zi, jeshil e i bardhë, të cilët kanë edhe përmbajtje kafeine.

Dietologët këshillojnë që konsumimi i çajit duhet të qëndrojë poshtë 3 filxhanëve në ditë që trupi të arrijë të jetë i shëndetshëm.

AgroWeb.org në këtë artikull ju tregon se çfarë ndodh në organizëm kur ju e teproni dukshëm me dozat ditore.

Nivelet e Taninës Ulin Përthithjen e Hekurit

Tanina është pjesë e përbërësve të çajit apo verës e cila i jep këtyre pijeve shijen pak majoshe apo të hidhur.

Kur ju e tejkaloni dozën dhe konsumoni më shumë se 4 filxhanë çaj, sipas studimit nga Kërkimi Ndërkobëtar i Ushqimeve ku bazohet edhe AgroWeb.org, trupit i rrezikohen ekuilibrat e nivelit të hekurit.

Një dukuri e tillë e përsëritur në një kohë të gjatë mund të ndikojë direkt në shfaqjen e anemisë nga mungesa e hekurit.

Ndaj këshillohet që të shtoni ushqimet me përmbajtje të lartë hekuri në mënyrë që organizmi të ketë mineralet e nevojshme.

Mund të Jeni Ekspozuar Ndaj Toksinave

Si në rastin e çdo ushqimi tjetër që vjen nga fermat, edhe gjethet e çajit mbajnë elemente të ndryshme toksike të cilat përthithen nga dheu.

Raporti i Toksikologjisë pohon se mënyrat e kultivimit janë thelbësore për tejçimin e kontaminuesve tek produkti final.

Në shumë çajra, por sidomos ai jeshil, i bardhë apo varietetet e të ziut, janë raportuar nivele të larta të plubmit apo aluminit.

Edhe pse koha e zierjes së çajrave mund të eliminojë deri në 48% të këtyre toksinave, përsëri mbetet një rrezik i lartë.

Mund të Dëmtoni Kockat Tuaja

Shumica e çajrave tregëtohet me bustina, të cilat pavarësisht cilësisë së tyre ato përsëri kanë një përmbajtje fluori.

Ky mineral vërtet i duhet trupit por kur e teproni me dozat dëmet duken tek dhëmbët, kockat dhe nyjet.

Ndaj është shumë e rëndësishme që të qëndroni brenda limitit të tre gotave.

Ankth, pagjumësi dhe dhimbje koke

Duke qenë se çaji përmban kafeinë, rreth 20-60mg në çdo filxhan, kur ju e teproni nivelet e saj në trup rriten.

Kafeina e tepruar është lidhur me shqetëzimet me cilësinë e gjumit, djegien e stomakut, dhimbje koke dhe shtimin e ankthit.

Të gjitha këto simptoma sjellin tek trupi një gjendje jo të shëndetshme e cila nëse vazhdon në kohë të gjatë krijon problem me organet e rëndësishme siç janë zemra dhe truri.

Ndaj tregoni kujdes që dozat e kafeinsë t’i mbani po brenda limitit 100-200mg në ditë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.