Plani 7 Ditor që Ndihmon në Përmirësimin e Shëndetit të Zemrës

1.5k 0

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), rreth 40 % e të rriturve nën moshën 40 vjeç kanë obezitet dhe më shumë se gjysma e të rriturve nën 60 vjeç kanë presion të lartë të gjakut.

Por lajmi i mirë është se pavarësisht moshës ka shumë gjëra që mund të bëni për të reduktuar rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Ky plan fillestar 7 ditor me të cilin AgroWeb.org ju njeh më poshtë, mund t’ju ndihmojë të bëni ndryshime pozitive në mënyrën e jetesës dhe shëndetin tuaj.

Dita 1: Ecni shpejt për 22 minuta

Kjo këshillë bazohet në studime shkencore. Sipas të cilave 150 minuta aktivitet fizik në javë, me intensitet të moderuar, mund të ulë rrezikun e sulmit në zemër.

Dhe nëse e pjestoni këtë shifër me shtatë ditët e javës, rrezultati është rreth 22 min aktivitet në ditë.

Nëse kjo është shumë për ju, filloni me 5 ose 10 min, e pastaj shtoni gradualisht kohën e ecjes.

Dita 2: Fikni çdo ekran 1 orë para gjumit

Nuk ka dyshim se gjumi është i rëndësishëm për shëndetin e zemrës, por për fat të keq, rreth gjysma e të rriturve përjetojnë pagjumësi.

Kjo është arsyeja pse ekspertët rekomandojnë fikjen e kompjuterit, telefonit, tabletit, televizorit një orë para gjumit.

Hulumtimet tregojnë se drita blu nga këto ekrane ndikon tek melatonina, një hormon thelbësor për ciklin tuaj gjumë-zgjim, duke ju larguar gjumin.

Dita 3: Konsumoni një mëngjes të shëndetshëm

Mëngjesi duhet të jetë i pasur me fibra të tretshme, të cilat ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe në ruajtjen e niveleve të sheqerit në gjak, duke ju mbajtur të ngopur për më gjatë.

Në këtë rast mund të provoni të konsumoni tërshërë të pasuruar me fruta pylli dhe arrorë.

Dita 4: Konsumoni me tepër ushime me bazë bimore

Sa herë që zëvendësoni një ushqim me bazë mishi me një ushqim me bazë bimore, ju ndihmoni zemrën tuaj.

Jo vetëm kaq, por do të humbisni peshë dhe kolesteroli i keq do të fillojë të reduktohet.

Dita 5: Provoni të meditoni

Shumë kërkime sugjerojnë se meditimi ndihmon në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Meditimin mund ta praktikoni kudo dhe kurdo që gjendeni në një situatë stresuese, e tillë mund të jetë kur jeni bllokuar në trafik.

Mbyllni sytë për një ose dy minuta, merrni frymë ngadalë me bark ( mund të vendosni dorën mbi bark për ta kuptuar më mirë) dhe nxirreni po me avash.

Dita 6: Takoni një mik për kafe

Studime të shumta kanë treguar rëndësinë e ndërveprimit social kur bëhet fjalë për reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Kjo ndihmon duke ulur stresin dhe duke ju bërë të ndiheni më pak të vetmuar, një faktor rreziku ky për sëmundjet e zemrës.

Dita 7: Bëni një takim me dentistin

Një teori thotë se bakteret që shkaktojnë sëmundjen e mishrave të dhëmbëve udhëtojnë në enët e gjakut në të gjithë trupin, duke shkaktuar inflamacion dhe dëmtim të enëve të tyre.

Lini takim me dentistin tuaj të paktën një ose dy herë në vit dhe sigurisht të pastroni dhënbët tuaj./AgroWeb.org