Qumështi i Gjembgomarit Kundër Tensionit të Lartë të Gjakut

2.7k 0

Gjembgomari është një bimë që lulëzon dhe që i përket familjes botanike të luledeles dhe mban emrin botanik Silybum Marianum.

Gjembgomari gjendet shpesh në gjendje të egër në të gjithë territoret shqiptare dhe eksportohet fuqishëm drejt tregjeve të huaja.

Kjo bimë nxjerr një lëng të ngjashëm me qumështin, i cila i jep asaj të gjithë ushqyesit e shëndetshëm që përdoren kundër shumë sëmundjeve dhe problemeve shëndetësore.

Qumështi i gjembgomarit përdoret  për trajtimin e sëmundjeve kronike të mëlçisë, gurëve të tëmthit, për tretje më të mirë, kundër inflamacionit dhe tensionit të lartë të gjakut.

Qumështi i Gjembgomarit Kundër Tensionit Të Lartë Të Gjakut

Qumështi i gjembgomarit përmban shumë përbërës aktivë por më e rëndësishmja është e njohur si silimarinë.

Silimarina në vetvete është antioksidant që përbëhet nga tre substanca kimike: silicristina, silibinina dhe silidianina.

Këto tre përbërës janë përgjegjës për të përmirësuar ritmin riprodhues të qelizave të mëlçisë dhe mbrojtjen e këtij organi nga dëmet e shkaktuara prej radikaleve të lira.

Ekspertët thonë se falë substancave të lartpërmendura, qumështi i gjembgomarit mund të ketë një ndikim jo të drejtpërdrejtë në uljen e tensionit të lartë të gjakut.

Ky ndikim është jo i drejtpërdrejtë sepse shenjestron nivelin e sheqerit në gjak por edhe kolesterolin që është kontribues në shfaqjen e hipertensionit.

Pra, sipas ekspertëve, konsumi i qumështit të gjembgomarit ul nivelin e sheqerit në gjak dhe rrjedhimisht mund të ulë tensionin e gjakut.

Qumështi i gjembgomarit mund të gjendet në formën e një ekstrakti të lëngshëm dhe doza e rekomanduar është 280 deri në 450 mg në ditë me një nivel të përqendruar të silimarinës deri në 80 përqind.

Ky ekstrakt nuk duhet merret nëse pacienti merr ilaçe kundër alergjive, ankthit dhe kolesterolit të lartë sepse përçon një ndërveprim negativ për organizmin.

Uthull Molle dhe Sodë Buke Kundër Hipertensionit

Përveç këtij trajtimi natyral, ekspertët rekomandojnë edhe uthullën e mollës dhe sodën e bukës për uljen e tensionit të lartë.

Përbërësit

  • Ujë
  • Një majë luge çaji me sodë buke
  • Një lugë gjelle me uthull molle

Udhëzimet

Uthulla e mollës përmban shumë minerale të dobishme si kaliumi, magnezi dhe kalçiumi.

Këto minerale janë thelbësore për qarkullimin e gjakut dhe uljen e tensionit.

Përzieni një lugë gjelle me uthull molle, një majë luge çaji me sodë buke dhe një gotë me ujë.

Konsumojeni dy herë në ditë për rezultate më të mira./AgroWeb.org