Receta Bimore e Kanellës Kundër Ftohjeve

1.7k 0

Problemet shëndetësore si rrufa, bllokimet e hundës apo frymëmarrjes janë komplikacionet më të shpeshta shëndetësore që sjell stina.

Për fat të keq, ndërsa të gjithë kërkojnë një vend sa më pranë dhe përballë kondicionerëve, kostoja e drejtpërdrejtë e veprimeve të tilla sjell menjëherë disa shqetësime për shëndetin.

Janë rrymat e ajrit të ngrohta që na pëlqejnë aq shumë sapo kthehemi nga temperaturat e ftohta.

Por në të vërtetë këto rryma pasi na sjellin ngrohtësinë, nga ana tjetër mezi presin të sulmojnë fytin tonë dhe gjithë sistemin e rrugëve të frymëmarrjes.

Me simptomat e para të ftohjes, AgroWeb.org ju këshillon këtu një kurë të mirë natyrale.

Kjo kurë do të shmangë përdorimin e ilaçeve dhe shurupeve, që shpesh nuk e zgjidhin problemin.

Receta Bimore e Kanellës

Kjo kurë e thjeshtë është krejt e lehtë për t’u përgatitur.

Ajo ju siguron efekt të drejtpërdrejtë, madje menjëherë lehtëson dhimbjen, skuqjen dhe acarimin e fytit, bajameve dhe rrugëve të frymëmarrjes.

Një sasi uji prej 250-300 ml vendoset të vlojë. Pasi arrin pikën e vlimit, AgroWeb.org ju këshillon të shtoni tek uji i nxehtë 2-3 lugë çaji me kanellë të bluar.

Ndërsa uji bashkë me kanellën vazhdon të ziejë, shtoni edhe një gjysëm lugë kafeje me piper të zi dhe lërini edhe 2 minuta të vlojnë së bashku.

Më pas hiqeni nga zjarri dhe hidheni në një gotë porcelani ose filxhan, pasi ta keni filtruar. Fikni zjarrin, lëreni pijen të ftohet dhe shtoni 1-2 lugë çaji mjaltë.

Pijeni njëlloj sikur të ishte një çaj i nxehtë: aroma është me të vërtetë e mrekullueshme, ndërkohë që pija falë ekstrakteve të esenciale të përbërësve të vet arrin të lirojë brenda pak minutash të gjithë rrugët e frymëmarrjes.

Fuqitë magjike të kanellës reduktojnë acarimin e fytit, lirojnë frymëmarrjen dhe ju risjellin në formë.

Përsëriteni çajin 2-3 herë në ditë derisa shenjat e shqetësimit të kenë përfunduar.

Për përdorimin e kësaj kure për fëmijët, AgroWeb.org u sugjeron që të këshilloheni me mjekun./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.