Si të Humbisni Kilogramët e Tepërt Duke Ngrënë Mëngjes

4.6k 0

Mëngjesi është padyshim vakti më i rëndësishëm i ditës dhe nuk është një gojëdhënë.

Ky vakt është i dobishëm sepse vë në punë metabolizmin, i jep trupit ushqyesit e nevojshëm, rrit nivelet e energjisë dhe ju ndihmon të humbisni në peshë.

Kjo arrihet duke ngrënë shëndetshëm, pra njeriu nuk mund të humbasë në peshë duke ngrënë ushqime të skuqura e plot yndyrë.

Ekspertët e AgroWeb.org kanë përpiluar disa këshilla të thjeshta por të çmuara se si ta shfrytëzoni vaktin e parë të ditës për të humbur minimalisht 4.5 kilogramë nga pesha juaj.

Por ato kilogramë nuk janë arsyeja e vetme përse duhet t’i ndiqni këto këshilla.

Ato përbëjnë bazën e krijimit të një rutine të shëndetshme ushqyerje.

Në Fillim Duhet Të Pini 2 Gota Ujë

Përpara se të uleni për të ngrënë duhet të pini dy gota ujë.

Ujin mund ta pini me limon ose me fruta sipas dëshirës.

Prisni të paktën 20 minuta dhe më pas uluni për të ngrënë.

Kafeja Pa Shtesa

Nëse keni zakon ta shoqëroni mëngjesin me një filxhan kafeje të ngrohtë, sigurohuni që ta pini pa qumësht ose krem qumështi.

Këto të fundit ofrojnë mbi 100 kalori dhe nëse pini dy kafe në ditë, llogaritet të merrni 200 kalori të kota.

Vetëm duke shmangur këtë mund të humbisni 4.5 kilogramë në pak muaj.

Kujdes Me Bukën

Në vend të dy fetave bukë, zgjidhni vetëm një dhe ndajeni në dysh.

Kësisoj do të zbrisni automatikisht mbi 100 kalori në ditë.

Omleta Me Perime

Mos e mbushni omletën vetëm me djathë, por zgjidhni barishte dhe perime të cilat do ju ofrojnë edhe vitamin C.

Ndër barishtet që shkon më së miri me vezën është spinaqi por edhe qepa e njomë.

Vetëm duke shtuar perime dhe barishte në mëngjes do të humbisni kilogramë të tepërt nga pesha juaj.

Sa Më Pak Sheqer

Le t’I kthehemi kafesë. Ka njerëz që e preferojnë atë shumë të ëmbël.

Por vetëm duke u treguar shumë dorështrënguar me sheqerin mund të humbisni kilogramë të tepërt.

Hani Më Shumë Kos

Zgjidhni gjithmonë kosin e shtëpisë. Amvisat e përgatisin atë jo vetëm me dashuri por edhe kujdes dhe mbi të gjitha pa hile.

Kosin mund ta hani me fruta të freskëta dhe do të shmangni shumë kalori të tepërta.

Mos e Mbaro Pjatën

Ikën kohërat kur udhëroheshim ta mbaronim pjatën.

Tani, nëse dëshiron të dobësohesh, kafshatën e fundit ose të parafundit mund ta lësh në pjatë.

Falë kësaj mënyrë do të kurseni 75 kalori në ditë.

E fundit por jo për nga rëndësia, është që mëngjesin por edhe çdo vakt tjetër ta hani ulur dhe jo në këmbë.

Vetëm duke ngrënë ulur mund të shmangni 100 kalori në ditë./AgroWeb.org