Si të Shuani Dhimbjet e Barkut dhe Stomakut – Metodat Natyrale në Kushtet e Shtëpisë

4.2k 0

Dhimbjet e stomakut janë të forta, këputëse dhe bezdisëse.

Ato shkaktohen kryesisht nga stresi, konstipacioni, ushqimet pikante ose edhe sëmundjet e zorrëve.

Në rastet kur shkaku nuk është një problem madhor, dhimbja e barkut dhe stomakut mund të kurohet dhe trajtohet mjaft mirë edhe në kushtet e shtëpisë. Lexoni më poshtë këshillat nga AgroWeb.org

Dhimbjet E Barkut Si Pasojë E Stresit

Duke qenë se lidhja mes stomakut dhe trurit është e fortë, shpesh stresi shoqërohet me dhimbje në stomak.

Kjo dhimbje mund të largohet shpejt nëse bëni ecje ose frymëmarrje të thellë.

Dhimbjet E Barkut Si Pasojë E Konstipacionit

Nëse dhimbjet shfaqen në pjesën e poshtme të barkut, atëherë me siguri po vuani nga konstipacioni.

Ky problem mund të zgjidhet duke ngrënë kumbulla të thata, komposto kumbulle ose suplemente magnezi.

Shtrëngime Në Stomak

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, shtrëngimet në stomak mund të largohen shumë lehtë duke përdorur çajin e nenexhikut ose duke pirë ujë të ngrohtë me gjethe menteje.

Për më tepër ju mund të mbani kompresa të ngrohta mbi stomak për 20 minuta.

Në këtë mënyrë qarkullimi i gjakut do të përmirësohet dhe muskujt do të relaksohen.

Të Përzierat

Nëse keni dhimbje barku dhe të përziera, atëherë kafshoni dhe përtypni xhenxhefil.

Nëse kjo nuk ju pëlqen, atëherë AgroWeb.org ju rekomandon që xhenxhefilin mund ta konsumoni si çaj.

1 cm xhenxhefil të prerë në feta ziejeni në një gotë ujë.

Diarea

Diarea shkaktohet nga disa patogjenë që kërkojnë të dalin nga organizmi sa më parë.

Hidratimi është thelbësor për shmangien dhe largimin e diaresë.

Kura më e mirë e diaresë është pirja e ujit dhe lëngjeve.

Një prej tyre që mund ta bëni në shtëpi ka të bëjë me përzierjen e një luge çaji me sheqer dhe një maje luge me kripë në pak ujë. Tretjen e tyre e ndani në katër gota me ujë dhe e pini gjatë ditës.

Dhimbjet E Barkut Pa Shkak

Nëse keni shtrëngime dhe dhimbje pa arsye, atëherë përpiquni të bëni masazh të barkut duke bërë 10 deri në 20 lëvizje rrethore.

Për më tepër, përqendrohuni tek frymëmarrja.

Merrni frymë duke numëruar deri në tre, mbajeni frymën duke numëruar deri në tre dhe nxirreni frymën nëpërmjet gojës duke numëruar deri në katër.

Një teknikë e tillë do të rrisë sasinë e oksigjenit në organizëm dhe do të përmirësojë qarkullimin e gjakut./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.