Ushqimet Natyrale Kundër Alergjive të Pranverës

3.1k 0

Myku, parazitët dhe pushi i kafshëve shkaktojnë reagime alergjike te të paktën pesëdhjetë përqind e njerëzve që vuajnë nga astma.

Në raste të tjera, alergjitë nuk shoqërohen nga astma.

Njerëzit preken edhe nga riniti alergjik, që shfaqet kur sistemi imunitar ngatërron barin, pemët ose barishtet me polenin dhe përpiqet të mbrohet duke shkaktuar tështima, skuqje, rrjedhje hundësh dhe lodhje.

Situata ka tendencën të përkeqësohet gjithnjë, edhe nëse vuani nga astma apo alergjia ose nga të dyja së bashku.

Niveli i njerëzve të prekur nga astma në 25 vitet e fundit është katërfishuar ndërsa numri i vdekjeve të shkaktuara nga astma është dyfishuar.

Kohëzgjatja e rinitit alergjik është rritur dhe përkeqësuar.

Tek ky artikull i AgroWeb.org do të mësoni më shumë për ushqimet dhe barishtet që mund t’ju vijnë në ndihmë për të zgjidhur problemet me alergjitë.

Brokoli

Është i pasur me vitaminën C që lufton alergjitë.

1 filxhan me brokoli të pagatuar përmban 80 miligramë të vitaminës C.

Studimet kanë treguar se sa më pak vitaminë C të konsumoni, aq më të larta janë gjasat që të prekeni nga astma.

Agrumet

Janë një burim i jashtëzakonshëm i vitaminës C.

Një portokall përmban 100 miligramë vitaminë C. Gjysmë qitroje përmban 60 miligramë.

Barishtet

Janë të pasura me karotenoidë, përbërës që luftojnë simptomat e alergjisë.

Nëse dëshironi të rrisni aftësitë përthithëse të organizmit, atëherë konsumojini me vaj ulliri.

Spinaqi është një barishte e pasur me folat, një substancë që ul rrezikun e reagimeve alergjike.

Hithra

Nëse e konsumoni si suplement, barishtja në fjalë arrin të mbajë nën kontroll simptomat e alergjisë.

Doza e sugjeruar: 500 miligranë, tre herë në ditë.

Qepa dhe hudhra

Janë të pasura me kuercetinë, një antioksidant që sipas studimeve lufton alergjitë.

Mollët janë një tjetër burim i rëndësishëm i kuercetinës.

Supa kundër alergjive

AgroWeb.org rekomandon që të provoni këtë supë të shijshme kundër alergjive.

1. Zieni një qepë (bashkë me lëkurën) dhe një thelb hudhër.
2. Shtoni një gjysëm filxhani me gjethet e aguliçes dhe rrënjët e saj të prera hollë.
3. Pas zierjes prej 5 minutash, shtoni hithrat dhe kërcenjtë e selinosë. Lërini të ziejnë së bashku për 3-10 minuta.
4. Shtoni uthull vere, piper të zi, piper të kuq, shafran, fara selinoje.
5. Përpara servirjes, hiqni lëkurën e qepës dhe supën konsumojeni të ngrohtë./AgroWeb.org