Një studim i kohëve të fundit sugjeron se njerëzit që nuk i kanë qejf perimet, mund të tundohen më shumë prej tyre nëse ato janë të kombinuara me erëza, vajra dhe uthull.
Studiuesit që ndërmorën studimin u servirën pjesëmarrësve perime si brokoli, karrota, bizele, këto të marinuara dhe jo të marinuara me erëza dhe vajra.
Shumica e pjesëmarrësve kishin tendencën të zgjidhnin perimet e pasuruara me erëza. Kjo pasi uthulla e mollës dhe erëzat plotësojnë dhe shumëfishojnë shijen e perimeve.
Të ngrënit e perimeve, sidomos për ata që nuk i kanë futur kurrë në gojë, është një hap i madh drejt shëndetit të mirë.
Receta e mëposhtme konsiderohet çelësi i suksesit për një marrëdhënie të shëndetshme me perimet.
Marinimi me uthull molle
• 2 lugë çaji me pluhur hudhre
• 1 lugë çaji me kripë deti
• 2 lugë çaji me piper të kuq
• 2 filxhanë me uthull molle të pastër
• 30 mililitra vaj ulliri
• 2 lugë çaji me erëza të ndryshme
Udhëzimet
1. Hidhni të gjithë përbërësit në një kavanoz që mbyllet mirë. Tundeni kavanozin në mënyrë që përbërësit të përzjehen mirë.
2. Lëreni kavanozin të paprekur për një orë dhe tundeni disa herë, herë pas here.
3. Salcën e përftuar të marinimit të perimeve mund ta përdorni deri në 2 orë.
4. Një pjesë të kësaj salce mund ta përdorni edhe gjatë pjekjes.
Vlerat e uthullës së mollës
Uthulla e mollës arrin të shpërbëjë lehtësisht shumë prej karbohidrateve që konsumoni.
Acidi acetik tek uthulla ndërhyn tek enzimat e stomakut që kanë përgjegjësinë për përshpejtimin e tretjes dhe parandalon përthithjen e kalorive.
Për më tepër, substancat përbërëse të uthullës zbusin nivelet e përshpejtuara të energjisë që përftoni nga ushqimi, apo rritjen e sheqerit në gjak.
Nga ana tjetër, të njëjtët përbërës ndihmojnë të ndiheni të ngopur për më shumë kohë dhe munden të ulin tensionin e gjakut. Uthulla ndihmon muskujt të prodhojnë energji.
Ndonjëherë atletët e ndryshëm konsumojnë uthull të tretur në ujë para ushqimeve të pasura me karbohidate që konsumojnë përpara garave sportive sepse acidi acetik ndihmon muskujt të transformojnë karbohidratet në energji intensive./AgroWeb.org