Veshtulla – Bima Medicinale Qetësuese

2.7k 0

Vjeshtulla është në thelb një bimë që rritet në degët e pemëve të tjera.

Vjeshtulla, emri Latin i së cilës është Viscum Album, është përdorur prej kohësh si bimë mjekësore.

Në kohët moderne, ekstrakti i vjeshtullës është përdorur si suplement për të trajtuar një sërë simptomash dhe problemesh mjekësore.

Vlerat shëndetësore

Studimet mjekësore e përshkruajnë vjeshtullën si një bimë që lufton spazmat, duke qetësuar dhe stimuluar sistemin imunitar.

Ekstrakti i vjeshtullës përdoret tipikisht për të trajtuar kollën, azmën bronkiale dhe goditjet azmatike.

Në disa raste, vjeshtulla është përdorur për të trajtuar epilepsinë, neurozën, hipertensionin arterial, isheminë kardiake, lemzën dhe problemet me tretjen.

Qetëson frymëmarrjen

Vjeshtulla është ideale për të qetësuar frymëmarrjen nga irritimet ose stresi. Fyti i acaruar, kolla, inflamacioni bronkial, etj janë të gjitha të kurueshme nga vjeshtulla. Kjo bimë zbut irritimet dhe i jep kraharorit qetësinë e munguar.

Eekstrakti i vjeshtullës merret në formën e tretësirës apo çajrave.

Sugjerohet që ky ekstrakt të blihet patjetër në farmaci ose nga pika të liçensuara të mjekësisë alternative.

Lexoni më poshtë nga AgroWeb.org vlerat shëndetësore të vjeshtullës:

Përmirëson sistemin imunitar

Një nga vlerat më të rëndësishme të vjeshtullës është ndikimi që ka në sistemin imunitar.

Kjo është një nga arsyet përse kjo bimë është kaq e çmuar, sepse jo vetëm ngre në këmbë imunitetin por edhe e mbron atë nga sëmundjet e jashtme.

Vjeshtulla lufton bakteret, virozat dhe ka shumë antioksidantë që e transformojnë atë në mburojën perfekte për trupin ndaj sëmundjeve.

Qetëson sistemin nervor

Nëse vuani nga ankthi, tiku nervor, gjumi jo i qetë, dridhjet, simptoma të tjera mendore ose fizike, vjeshtulla shërben si një tonik gjithëpërfshirës për nervat.

Përorimi rregullisht i saj ul nivelet e hormoneve të stresit.

Largon inflamacionin

Për qindra vite me rradhë, tretësirat e vjeshtullës janë këshilluar për t’u përdour për ta trajtuar trupin nga jashtë dhe nga brenda.

Dhimbjet e reumatizmës mund të trajtohen me tretësirën e kësaj bime. Nëse e konsumoni atëherë do të ndihmoni tretjen dhe zgjidhni problemet gastrointestinale.

Përdorimet

Ju mund të përdorni gjethet e thata të vjeshtullës, ekstraktin e saj ose si tonik.

Gjethet e thata – Përdorni 2-6 gramë gjethe të thata vjeshtulle tre herë në ditë.

Si ekstrakt – Një deri në tre mililitra tre herë në ditë

Si tonik – 0.5 mililitra tre herë në ditë

Për kohëzgjatjen duhet të konsultoheni me mjekun tuaj në varësi të problemit shëndetësor përkatës./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.