Vlerat Shëndetësore të Çajit të Aronias

5.7k 0

Aronia është një frut kokërrvogël me vlera shëndetësore të mëdha. Çaji i aronias gjendet në të gjitha dyqanet e bimëve mjekësore.

Kokrrat e freskëta të aronias përdoren edhe për lëng frutash, ëmbëlsira, reçel, shurup dhe verë.

Kokrrat e thata të aronias që gjenden në shumë dyqane me ushqime të shëndetshme në Shqipëri.

Ato mund të hahen, të përziehen me musli, përdoren në ëmbëlsira dhe produkte të tjera të pjekura.

Kultivimi i këtyre kokrrave magjike në Shqipëri ka lulëzuar ndjeshëm falë kërkesës së lartë.

Në shumë vende të tjera të botës, kokrrat e thata të Aronias përdoren për të përgatitur çajin bimor tejet të pasur me antioksidantë.

Aronia është një bimë e pasur mjekësore. Prej shekujsh ajo ka shërbyer si një burim ushqimor. Frutat e saj janë përdorur si kurë kundër dhimbjeve të stomakut ndërkohë që çaji i bërë prej tyre përdorej për shërimin e plagëve.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, aronia rregullon funksionet dhe sekretimin e hormoneve të tiroideve.

Ajo rregullon funksionet e pankreasit, madje mund të përdoret edhe për trajtimin e diabetit, sidomos atë të tipit 2.

Frutat e aronias janë një nga burimet më të pasura të substancave të fenolit dhe veçanërisht anthocianinës që është një pigment që tretet në ujë, i cili u jep frutave ngjyrën e errët.

Përbërësit më aktivë të frutit të aronias janë flavonoidët. Si rrjedhojë fruti është i dobishëm për të mbajtur nivelin e sheqerit në gjak nën kontroll dhe shmangur rreziqet kardiovaskulare.

Sasia e fibrës dietike, vitaminat dhe mineralet që gjenden tek aronia është shumë e lartë, në krahasim me kaloritë, karbohidratet dhe yndyrnat.

Në 100 gramë kokrra aronia gjenden 5.3 gramë ose 14 përqind e dozës së rekomanduar ditore të fibrës dietike. Ajo gjithashtu ofron sasi domethënëse të vitaminës C, A, E dhe K si dhe folat.

Çaji i kokrrave të aronias:

Përbërësit

  • 10 kokrra aronia (të copëtuara) ose 4 lugë çaji me lëng aronia.
  • 2 lugë çaji me mjaltë
  • Sipas dëshirës mund të shtoni çaj mali shqiptar.

Udhëzimet: Kokrrat e aronias së bashku me mjaltin mund t’i shtoni në gotën tuaj të çajit të malit dhe ta përzieni me ujë të nxehtë.

Shurupi i Aronias:

  • 1 filxhan me fruta të freskëta të aronias
  • Gjysmë filxhani me sheqer të bardhë ose kaf
  • 1 filxhan ujë

Vendosini të gjithë përbërësit në një tenxhere dhe lërini të ziejnë për 15 minuta. Kullojeni lëngun dhe kokrrat mbajini për gatimin e ëmbëlsirave tuaj ndërsa shurupi është gati!/AgroWeb.org