Aloe vera është një bimë që rritet në shumë pjesë të botës si edhe shumë e përshtatshme për t’u rritur edhe në Shqipëri.
Bima me fletë të trasha të mbushura me një substancë xhelatinoze gjendet në shtëpitë e shumë njerëzve si bimë zbukuruese.
Xheli nga gjethet e aloe vera është shumë i mirë për shëndetin e flokëve dhe trajtimin e problemeve si dermatitet.
Aloe vera është përdorur për plagë të lëkurës dhe djegie që nga kohërat e lashta. Përveç lëkurës, aloe vera forcon flokët dhe përmirëson lëkurën e kokës ndaj problemeve të tilla si ekzema dhe kërpudhat.
Këtu në lajm AgroWeb.org ju sjell disa nga përfitimet e aloe vera për flokët dhe lëkurën e kokës
Lehtëson shumë kruarjet e lëkurës së kokës
Dermatiti Seborrheic është një term klinik për zbokthin. AgroWeb.org ju tregon se skuqjet e lëkurës së kokës dhe flokët mund të trajtohen me aloe vera.
Një studim i kryer në vitet 2000 zbuloi se aloe vera ndihmon në lehtësimin e inflamacionit të kokës së shkaktuar nga zbokthi. Acidet yndyrore të gjetura te aloe vera kanë veti anti-inflamatore.
Si duhet përdorur në këtë rast?
Përzieni dy lugë xhel me aloe vera me një lugë mjaltë. Shtoni një lugë uthull molle. Lëreni në flokët tuaj për rreth një orë dhe më pas shpëlani kokën. Përdorimi këshillohet afatgjatë.
Pastron fuqishëm flokët me shumë yndyrë
Aloe vera pastron efektivisht rrënjët e flokëve, duke hequr mirë yndyrën e tepërt dhe papastërtitë.
Ajo nuk dëmton flokët gjatë pastrimit. AgroWeb.org ju tregon se ndryshe nga kimikatet e tjera në produktet e flokëve, Aloe Vera është e butë dhe ruan shëndetin e flokëve.
Përdorimi i aloe veras është një mënyrë e shkëlqyer për të pasur flokë të shëndetshëm, të ndritshëm dhe më të butë.
Forcon dhe riparon flokët e dobësuar
Aloe vera përmban vitamina A, C dhe E. Këto tre vitamina kontribuojnë në ciklin qelizor, duke siguruar kështu rritjen e shëndetshme të qelizave dhe formimin e flokëve të ndritshme.
Xheli i Aloe Vera gjithashtu përmban vitaminë B-12 dhe acid folik, të cilat parandalojnë humbjen e flokëve.
Ky është një produkt popullor që njerëzit e aplikojnë në lëkurën e tyre pas ekspozimit ndaj diellit, sepse bima ka përmbajtje të lartë të kolagjenit.
Përmbajtja e vitaminave tek aloe vera sipas burimeve të AgroWeb.org përdoret për të trajtuar lëkurën e dëmtuar nga dielli.
Si duhet përdorur në të dyja rastet e mësipërme?
Përzieni një lugë xhel Aloe Vera me dy lugë lule të thata Hibiscus që gjenden në farmacitë bujqësore.
Aplikoni përzierjen në flokët tuaj. Shpëlajeni kokën pas një ore. Përdorimi këshillohet afatgjatë.
Ndihmon flokët të rriten më shpejt
Aloe vera ka një aftësi të jashtëzakonshme për të rritur qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës.
Kur përdorni aloe vera në flokët dhe kokën tuaj, sasia e gjakut në kokën tuaj rritet. Kur flokët pastrohen, lëkura e kokës përthith aloe vera, që ul rënien e flokëve dhe ndihmon ata të rriten më shpejt.
Merrni xhelin e një gjetheje aloe vera me ndihmën e një luge dhe vendoseni atë mbi flokët tuaj. Lëreni të qëndrojë në kokë për rreth një orë dhe shpëlani flokët./AgroWeb.org
Lini një Përgjigje