Bustinat e Çajit Bëjnë Mrekulli për Sytë – Cilat ju Duhen dhe si t’i Përdorni

5.5k 0

Bustinat e çajit janë një mënyrë e mrekullueshme natyrale për të qetësuar sytë tuaj.

Nëse po përjetoni stres, keni fjetur pak apo keni rrathë të zinj poshtë syve, bustinat e çajit janë miqtë tuaj më të mirë.

Pët t’i rikthyer bukurinë dhe shkëlqimin natyral fytyrës tuaj AgroWeb.org ju këshillon të ripërdorni qeset e çajit që keni në shtëpi.

Kamomil

Kamomili është një nga metodat më efikase dhe të thjeshta për qetësimin e syve.

Merni bustinat e çajit të kamomilit dhe pas përdorimit shtydhini mirë. Lërini të ftohen pak dhe vërini mbi sy për 10 minuta.

Kjo metodë do të qetësojë sytë tuaj nga lodhja e përditshëme.

Aplikojini bustinat çdo natë para se të flini për të pasur sy më të çlodhur edhe në mëngjes.

Çaji i zi

Këtë metodë mund ta bëni edhe me bustinat e çajit jeshil.

Kafeina që ndodhet në këto çajra do t’ju ndihmojë  të eleminoni efektin e errët të rrathëve të syve.

Janë tonifikues shumë të mirë për lëkurën tuaj dhe një mënyrë shumë efikase për të luftuar radikalet e lira.

Lini të ftohen dy bustina çaji në frigorifer gjatë gjithë natës ose 4-5 orë.

Më pas vendosini butësisht mbi sy dhe lërini të veprojnë për 15 minuta.

Në fund lani fytyrën dhe sytë me ujë të freskët.

Bustinat e çajit për sy të fryrë

Për të parandaluar fryrjen e syve apo për të ulur enjtjen e tyre merni dy bustina çaji që ju ndodhen në shtëpi dhe vendosini në frigorifer.

Vendosini në sy direkt të ftohta dhe lërini për 10 minuta direkt pasi ti nxirri nga frigoriferi pasi i ftohti do t’ju ndihmojë të qetësoni sytë./AgroWeb.org