Dhimbja në Kurrizin e Këmbës – Çfarë të Bëni për ta Qetësuar

3.2k 0

Problemet me këmbët mund të jenë nga më të ndryshmet dhe të përhapura tek kushdo.

Mund të jenë të lindura, të shkaktuara nga ndonjë sëmundje ose të shkaktuara në moment nga lëndimet e jashtme.

E teksa lexoni me siguri keni parasysh të gjithë herët që keni pasur probleme me këmbët, pasi dhimbja është e padurueshme.

Në këtë artikull nga AgroWeb do të flasim për një prej problemeve që prek këmbët dhe shpesh nuk merr trajtimin e duhur.

Dhimbja në pjesën e sipërme të shputës së këmbës, në afërsi të kyçeve e në të gjithë sipërfaqen në këtë pjesë të trupit.

Përse shkaktohet kjo dhimbje?

Kurrizi i këmbës ose pjesa e sipërme e saj përbëhet nga tendina delikate të cilat nëse dëmtohen mund të shkaktojnë dhimbje kronike.

Kjo mund të ndodhë shpesh nëse i dëmtoni ndonjë nerv gjatë ushtrimit të sporteve të ndryshme.

Një arsye tjetër janë këpucët shumë të ngushta të cilat gjithashtu mund ta shkaktojnë problemin e dhimbjes së këtyre tendinave të sipërme.

Të tjera tipologji të kësaj dhimbje mund të shkaktohen edhe nga sindrojma si ajo e tunelit tarsal ku shtypet një nga nervat kryesorë të këmbës duke shkaktuar dhimbje.

Kjo sindromë më pas shkakton dhimbje të mëtejshme duke prekur edhe kaviljen.

Ky inflamacion kronik i këmbës mund të kthehet në një deformim dhe dhimbje të vazhdueshme

Që mund të shkaktojë deri në një edemë të kockave apo artrit reumatoid të cilat shkaktojnë probleme të vazhdueshme.

Si mund të çliroheni nga dhimbja?

Nëse dhimbja është e vazhdueshme dhe ju bezdis duhet patjetër të konsultoheni me një mjek specialist për të vendosur një diagnozë të saktë.

Në rastin e dëmtimit të kësaj pjese të këmbës dhimbja lokalizohet në pjesën e sipërme të saj, nga kyçi deri tek gishtërinjtë.

Sindroma e tunelit tarsal, përveç dhimbjes në pjesën e pasme të këmbës, shkakton edhe simptoma neurologjike dhe mund të zbulohen nëpërmjet skanerit apo seancave magnetike.

Terapia në çdo rast varet dhe nga shkaku, sidoqoftë mund të merrni masa lehtësuese si trajtimi me akull dhe mbajtja e këmbëve lart.

Pra në pjesën ku keni dhimbje këshillohet të vendosni akull apo xhel ftohës për të lehtësuar këto simptoma.

Masazhimi dhe terapi të tjera fizike të ngjashme mund të kenë një rol domethënës në uljen e inflamacionit dhe gjithashtu mund të kenë një efekt lehtësues të dhimbjeve.

Ndër terapitë që ndihmojnë vërtetë mirë me këtë problem është edhe ajo me trajtim magnetik që depërton drejtpërdrejtë në kockë.

Për këtë ju duhet të kërkoni ndihmë të specializuar mjekësore./AgroWeb.org