Farat e linit jane të pasura me vitamina A, E dhe B, acide yndyrore omega 3, 6 dhe 9 e shumë minerale të tjera duke i bërë ato një super ushqim për flokët, lëkurën dhe vetë shëndetin.
A e dini se farat e linit janë një zëvendësues i vezës në dietën vegane dhe një përbërës fantastik për maskat e lëkurës.
Vlerat për lëkurën:
Forcon dhe tonifikon lëkurën
Pastron dhe purifikon lëkurën në thellësi
Ngushton poret e zmadhuara
Eksfolion lëkurën
Redukton prodhimin e yndyrës në lëkurë
Ndihmon në parandalimin dhe trajtimin e akneve
Ka efekte anti plakje, dukë ngadalësuar formimin e rrudhave
Vlerat për Flokët:
Ndihmon në zgjatjen dhe rigjenerimin e flokëve
Definon kaçurelat dhe ndihmon me ngatërrimin e tyre
Mbron majat e flokëve nga dëmtimi
Parandalon rënien e flokëve
Trajton skalpin
I mban ato të buta dhe të hidratuara
Do ju nevojiten:
- ¼ gotë fara lini
- 2 gota ujë
Përgatitja:
Në një tenxhere hixhni farat e linit dhe ujin. I vini në zjarr derisa uji të vlojë dhe farat të lëshojnë xhelin që ndodhet brenda tyre. Me pas masën do ta filtroni nëpërmjet një kullojseje ose një nape, duke u kujdesur që ti shtrydhni mirë, në këtë mënyrë arrini të përfitoni të gjithë masën xhelatinoze.
Më pas xhelin e kaloni në një shishe apo task u mund ta ruani për disa ditë.
Maskën mund ta përdorni mbi flokë të thatë dhe ta mbani gjatë natës ose minimalisht për 2 orë para se ta shpëlani. Ajo mund të përdoret edhe si maskë për fytyrën.
Për flokët kaçurelë këshillohet që maska të përdoret pas dushit në flokë të lagur në mënyrë që t’ju ndihmojë në definimin e kaçurelave.
Sipas dëshirës, maskës mund t’i shtoni edhe xhel aloe vera, peptide kolagjeni, vajëra esencialë, sulfate magnezi, etj., megjithëatë edhe nëse nuk dëshironi të shtoni diçka, do t’i përfitoni tëë gjitha efektet e lartpërmendura.