Si të Gatuani Bathët – Perimet Plot Shije e Vlera

3.4k 0

Mund të mos keni dëgjuar shpesh për to, por bathët janë një nga ushqimet më me vlera që mban kuzhina.

Ato janë të pasura me vitaminë A, C, K, folate dhe një sërë mineralesh të vlefshme për organizmin.

Në 100 gramë bathë të freskëta merrni vetem 41 kalori dhe kjo i bën ato ushqimin perfekt për dietë.

Megjithatë bathët hynë tek ato ushqime që për disa njerëz nuk këshillohen, pasi mund të shkaktojnë reaksione të ndryshme apo atë që quhet “sindroma e favizmit”.

Disa enzima që përmban kjo bimë nëse vuani nga favizmi mund të jenë të dëmshme, por në të tjera raste bathët mund të jenë një vlerë e vërtetë për orgaizmin.

Mëposhtë do ju tregojmë një recetë të thjeshtë se si mund t’i përgatisni ato në shtëpi për të marrë çdo vlerë të tyre.

Përbërësit

  • 500 gr bathë
  • 2-3 qepë të njoma
  • 3 domate
  • 1 l lëng mishi
  • Vaj ulliri
  • Kripë
  • Koper

Përgatitja

Për të nisur me këtë recetë AgroWeb ju këshillon të grini hollë qepët e njoma dhe vendosni tenxheren ne zjarr me pak vaj.

Hidhni në të në fillim kokat e qepëve dhe sapo të zbuten shtoni bishtat e tyre.

Pas disa minutash duke i trazuar, shtoni bathët dhe domatet e grira.

Lërini në zjarr derisa domatja të skuqet dhe në fund shtoni lëngun e mishit, kripën dhe një tufë koper.

Në mungesë të lëngut të mishit mund ta zëvëndësoni me një dado.

Mjafton t’i zieni të gjitha për 40 minuta në zjarr të avashtë.

Ndiqni procesin e zakonshëm të gatimit të gjellrave dhe sipas dëshirës mund të shtoni edhe mish.

Kur gjella të jetë gati hiqeni nga zjarri dhe shërbejeni sipas dëshirës.

Mund t’i konsumoni fare mirë të ngrohta apo t’i ruani në frigorifer./AgroWeb.org