Kamomili – Si ta Përdorni për Stomakun, Imunitetin, Lëkurën

3.3k 0

Çaji, sidomos ai i kamomilit, është pjesë e momenteve ideale të qetësisë shpirtërore dhe fizike.

Arti i të shijuarit të çajit ka lindur në Kinë.

Sipas legjendës, Perandori Shen Nung, një dashamirës i bimëve mjekësore ndodhej nën një pemë kur shërbëtori i tij i serviri një gotë me ujë të nxehtë.

Kur gjethet e pemës ranë në ujë, Perandori e provoi lëngun dhe u befasua nga shija.

Pema në fjalë quhet Camellia Sinensis, ose ajo që ne sot njohim si çaji jeshil.

Çfarë Është Çaji Kamomil?

Ndryshe nga çaji jeshil ose ai i zi, kamomili vjen nga një lule e bukur, e cila ka aftësinë qetësuese dhe nxitëse të gjumit.

Lulja përmban flavonoidë që janë pjesërisht përgjegjës për nxitjen e gjumit.

Çaji bimor me aromë frutash të ngjashme me mollën, është i shijshëm dhe ka vlera terapeutike.

Lulja e thatë e kamomilit lufton inflamacionin, mykun, ulçerën dhe përmban shumë antioksidantë.

Më poshtë do të zbuloni mënyrat se si çaji i kamomilit mund ta përmirësojë shëndetin tuaj.

Kundër dhimbjeve të stomakut

Çaji i kamomilit është një kurë ideale kundër dhimbjeve të stomakut sepse përmban substanca që luftojnë inflamacionin.

Pijeni çajin në mëngjes dhe në darkë kundër dhimbjeve.

Nxit gjumin

Pijeni një filxhan me çaj kamomili 30 minuta përpara se të shkoni në shtrat.

Çaji ka efekt qetësues dhe largon shqetësimet që të lënë pa gjumë.

Migrena

Sapo të ndjeni trokitjen e migrenës, pini një gotë me çaj kamomili.

Është e rëndësishme që ta pini çajin kur dhimbja sapo ka nisur dhe jo kur ajo është në kulmin e vet.

Zorrët

Çaji i ngrohtë i kamomilit rekomandohet kundër dhimbjeve dhe simptomave të sindromës së zorrës së irrituar.

Ai funksionon edhe kundër gazrave dhe fryrjeve.

Për një imunitet të fortë

Nëse prekeni rregullisht nga gripi apo e ftohura, atëherë pini një ose dy filxhanë me çaj kamomili në ditë.

Ky çaj shkatërron ndjeshëm bakteret e këqija në organizëm.

Kundër të djegurave

Egjiptianët dhe Grekët e lashtë e përdornin kamomilin edhe për të shëruar plagët dhe të djegurat në lëkurë.

Përdoreni çajin në kompresa dhe vendosini ato në zonat e lënduara të lëkurës.

Kundër rrathëve të zinj

Përdoreni çajin kundër rrathëve të zinj.

Çaji largon inflamacionin në lëkurë, e freskon dhe i jep asaj më shumë gjallëri.

Përdorni bustina organike ose kompresa për të qetësuar sytë.

Zbardhja e lëkurës

Kamomili e ushqen dhe e zbardh lëkurën.

Zieni dy bustina organike në një çajnik dhe qëndroni sipër avullit të lëshuar duke mbuluar kokën me peshqir.

Kjo do ju qetësojë dhe do zbardhë lëkurën.

Parandalon aknet

Kamomili është plot me antioksidantë që luftojnë radikalet e lira.

Rrjedhimisht ai rekomandohet kundër akneve, për hapjen e poreve dhe largimin e baktereve.

Kundër enjtjeve

Pini disa filxhanë me çaj për të qetësuar muskujt ose bëni kompresa me çaj për të qetësuar dhe zbutur enjtjet në gjymtyrë.

Ul sheqerin në gjak

Kërkimet shkencore konfirmojnë se pirja e një ose dy filxhanëve me çaj kamomili është një mënyrë efikase për të nivelin e sheqerit në gjak, përmirësuar shikimin, nervat dhe funksionin e veshkave.

Irritimet e lëkurës

Të djegurat nga dielli, njollat, ekzema, dhe pickimet e insekteve mund të zbuten dhe kurohen me çaj kamomili.

Kontraktimet muskulare

Çaji i kamomilit qetëson muskujt sepse përmban glycine.

Kjo substancë qetëson nervat dhe është e dobishme edhe kundër ankthit dhe stresit.

Përdorime të tjera të çajit të kamomilit

Me çajin e kamomilit ju mund të bëni banjë, ta përdorni për gargare kundër inflamacionit në gojë dhe fyt por edhe ta përdorni në avull./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.