Përdorni Trajtimet me Limon për Rritjen e Flokut

1.1k 0

Rritja e flokut nuk ndodh sa hap e mbyll sytë, pavarësisht sa shumë e duam atë.

Shpesh ajo ngadalësohet si pasojë e ushqyerjes së keqe, stresit dhe rrethanave të tjera.

Megjithatë, ekspertët e AgroWeb.org thonë se rritja e flokut mund të nxitet dhe përshpejtohet falë produkteve të duhura.

Disa prej tyre janë: hudhra, lëngu i patates por edhe produkte të tjera.

Veç tyre, ju mund të përdorni edhe limonin, një agrume e cila është përdorur prej shekujsh për shëndetin, bukurinë e jashtme dhe rritjen e shkëlqimin e flokëve.

Përse Ju Duhet Limoni Për Flokët? 

Limoni është i pasur me vitaminë C. Kjo vitaminë e ndihmon flokun duke nxitur prodhimin e kolagjenit.

Aciditeti i limonit pengon rënien e flokut por edhe pastron skalpin e kokës nga zbokthi.

Ai është efikas edhe në mbajtjen nën kontroll të prodhimit të yndyrës.

Si Të Përdorni Limonin Për Rritjen e Flokut?

Një mënyrë shumë e thjeshtë për të shfrytëzuar limonin për shëndetin e flokut është ta shtrydhni gjysmën e tij dhe lëngun ta përdorni për të masazhuar kokën për rreth 5 minuta.

Më pas duhet të prisni 10 minuta të tjera dhe të vazhdoni rutinën tuaj të larjes dhe zbutjes së flokut.

Kjo kurë mund të përdoret një herë në javë dhe është mëse e përshtatshme për njerëzit me flokë të yndyrshëm.

Limon Me Vaj Ulliri 

Lëngun e limonit mund ta bashkoni edhe me vajin e ullirit.

Për këtë maskë ju nevojiten:

2 lugë gjelle vaj ulliri,

1 lugë gjelle vaj kastori

4-5 pika vaj esencial limoni.

Përziejini vajrat në një enë dhe ngroheni pak.

Më pas, vajrat aplikojini në rrënjët e flokëve për 15 minuta dhe maskën mbajeni për 30 minuta të tjera.

Pas maskës, mund të lani flokët me shampo ose për të lehtësuar eliminimin e yndyrës, lyejini flokët me zbutës, mbajeni atë në flokë për 5 minuta dhe më pas lajeni me shampo.

Këtë maskë mund ta përdorni 2-3 herë në javë.

Shpëlarje e Flokut Me Lëngun e Limonit

Limonin mund ta përdorni edhe për shpëlarjen e flokut.

Për këtë ju nevojitet një lugë gjelle limon dhe dy gota ujë.

Treteni lëngun e limonit në ujë dhe përdoreni atë për shpëlarjen e fundit të flokut.

Këtë trajtim mund ta bëni një herë në javë.

Lëng Limoni Me Aloe Vera 

Për këtë maskë ju nevojiten:

2 lugë gjelle xhel Aloe Vera

1 lugë gjelle lëng limoni.

Përziejini së bashku në një enë dhe më pas aplikojeni maskën në zonën e rrënjëve.

Maskën mbajeni për 30 minuta dhe më pas ndiqni rutinën tuaj të kujdesit për flokun.

Maska duhet bërë një ose dy herë në javë.

Limon Dhe Mjaltë

Për këtë maskë ju nevojiten:

1 lugë gjelle lëng limoni,

2 lugë gjelle mjaltë,

2 lugë çaji vaj ulliri

3-4 pika vaj esencial rozmarine.

Përziejini së bashku dhe aplikojeni nga rrënjët tek majat.

Pas 20 minutash, lajeni dhe shpëlajeni flokun normalisht.

Kjo maskë duhet përdorur një herë në javë dhe do të vëreni se floku juaj do të jetë i dendur, i butë dhe plot shkëlqim./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.