Çfarë është Shampoja e Thatë – Përdorimi dhe Efektet tek Flokët dhe Skalpi

1.9k 0

Kur flokët kanë nevojë për një dush, por nuk keni kohë për këtë, shampoja e thatë është një zgjidhje e lehtë dhe e shpejtë. Me vetëm disa spërkatje, flokët tuaja të yndyrshme do të duken përsëri të pastra.

Edhe pse ky produkt funksionon, shqetësimet në lidhje me sigurinë e tij dhe nëse kontribuon apo jo në rënien dhe dëmtimin e flokëve, janë shfaqur kohët e fundit.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë nëse këto shqetësime janë të vërteta dhe cila është zgjedhja juaj më e mirë.

Si funksionon shampo e thatë

Yndyra që prodhohet nga gjëndrat e flokëve dhe zbut skalpin e kokës, është e rëndëshime për një mjedis të shëndetshëm për rritjen e flokëve.

Përbërësit aktivë të përdorur në shampon e thatë thithin djersën nga flokët tanë, duke i bërë ato të duken të pastër.

Kjo lloj shampo më së shpeshti përbëhet nga përbërës që thithin lagështinë në flokë, e gjithashtu që maskojnë aromat.

Si ndikon në flokët dhe skalpin tuaj

Pavarësisht përfitimeve të menjëhershme të shampos së thatë, ajo mund të shkaktojë dëme të padëshiruara në flokë, pasi ka tendencë të grumbullohet në lëkurën e kokës.

Përbërësit e ashpër në disa shampo të thata mund të heqin gjithashtu vajrat e shëndetshëm që i nevojiten skalpit për të qënë i shëndetshëm.

A mund të ndikojë në rënien e flokëve?

Shampoja e thatë grumbullohet në lëkurën e kokës, dhe kjo mund të parandalojë lëndët ushqyese të arrijnë në gjëndrën e tyre.

Përdorimi i tepërt i produktit mund të çojë në inflamacion të lëkurës së kokës dhe bllokim të folikulave.

Me kalimin e kohës, kjo mund të dobësojë folikulën, duke shkaktuar rënie të shtuar dhe rrallim të flokëve.

Po zbokth?

Problemi më i zakonshëm që hasin njerëzit kur përdorin shampo të thatë është zbokthi, i cili zakonisht shkaktohet nga një çekuilibër i vajit.

Për të ndihmuar në parandalimin e zbokthit, është tepër e rëndësishme ta mbani lëkurën e kokës të pastër dhe yndyrën në të, të ekuilibruar.

Kjo gjë është e vështirë të arrihet nëse vazhdimisht përdorni shampon e thatë, por edhe produktet e gabuara.

Sa shpesh këshillohet ta përdorni shampon e thatë

Bazuar në këshillat e ekspertëve, rekomandohet të mos e përdorni produktin më shumë se dy herë ndërmjet larjeve.

Megjithatë idealja do të ishtë të mos e përdornit fare, ose vetëm në raste shumë të rralla.

Gjithashtu ju mund të zgjidhni një produkt që ka një formulë të sigurt. Kujdesuni që produkti që zgjidhni të mos këtë këto gjashtë përbërës specifikë: sulfatet, parabenet, glikolet e polietilenit, aromat sintetike, talkun dhe alkoolin.

Alternativa ndaj shampos së thatë

Alternativa më e mirë është t’i lani flokët. Skalpi juaj dhe folikulat e tij janë baza e rritjes së shëndetshme të flokëve dhe një skalp i pastër ofron një mjedis optimal për flokë të shëndetshëm.

Lëkura e vdekur, ndotja dhe djersa mund të kontribuojnë në dobësimin e flokëve dhe shampo e thatë nuk mund t’i largojë këto faktorë. /AgroWeb.org