Shenjat që Tymi i Cigares lë në Fytyrën Tuaj

1.3k 0

Nëse pini cigare, me siguri jeni të vetëdijshëm për ndikimet qëmund të ketë cigarja tek zemra, mushkëritë dhe tek truri. Duhani nuk krijon probleme vetëm brenda, por gjithashtu dëmton edhe pamjen e jashtme.

Siç edhe theksoi dermatologia e njohur Erjona Shehu gjate Konferencës për Reduktimin e Riskut të organizuar nga Shoqata Kombëtare e Shëndetit publik:

“Plakja është konsideruar që të jetë impakti kryesor i cigareve mbi lëkurën. Ka një mekanizëm të parakohshëm të plakjes, pasi ulet niveli i kolagjenit, degradohet cilësia e tij, dobësohet integriteti i lëkurës.”

Siç theksoi gjithashtu dermatologia, për ata të cilët ndalimi i cigares duket një mision i pamundur, mund t’ia kursejmë lëkurës tymin duke kaluar në produkte me ngrohje, të cilat nuk djegin duhan dhe nuk bëjnë tym, duke shmangur kësisoj ekspozimin e njeriut ndaj 6 mijë kimikateve nga të cilat 100 të vërtetuara se janë të dëmshme apo potencialisht të dëmshme.

Fytyrat e njerëzve që pinë cigare, kanë përgjithësisht disa tipare dalluese. I gjeni ato më poshtë:

Qeskat poshtë syve

Një njeri i cili pi cigare ka gjasa të ketë qeska poshtë syve kurdoherë të dukshme, jo vetëm pas një nate të lodhshme. Gjithashtu, ka 4 herë më tepër gjasa sesa një jo-duhanpirës për të mos bërë një gjumë të qetë.

Rudha të parakohshme

Siç edhe pohoi Dr. Shehu, pirja e cigareve përshpejton plakjen duke kontribuar në krijimin e rudhave. Sa më tepër cigare të pish gjatë një dite dhe sa më gjatë të kesh qenë një duhanpirës, aq më tepër rrudha krijohen. Megjithatë ndonjëherë, shenjat e plakjes së parakohshme janë të vështira për t’u dalluar derisa është tepër vonë

Zverdhje e lëkurës

Cigaret jo vetëm shkaktojnë zverdhje të dhëmbëve, por ndikojnë edhe tek lëkura e gishtërinjve dhe tek thonjtë. Mund të keni dëgjuar për t’i future gishtërinjtë në ujë me limon që të largohet nuanca e verdhë, por ndonëse kjo mund të funksionojë për momentin, nuk ka efekt për një kohë më të gjatë

Lëkura e humbet shkëlqimin

Me pak kujdes, lëkura natyralisht fiton një lloj shkëlqimi, i cili tregon se lëkura është e shëndetshme. Por, jo nëse pimë cigare. Lëkura e duhanpirësve merr ngjyrë gri për shkak se tymi i cigares përmban monoksid karboni, i cili nuk lejon oksigjenimin e duhur të lëkurës.