Si të Trajtoni Këmbët që Djersiten dhe Aromën e Pakëndshme

2.5k 0

Sidomos në verë djersitja e këmbëve është një nga problemet më të shpeshta.

Tek djersitja dhe aroma e pakëndshme e këmbëve ndikojnë një sërë faktorësh duke filluar nga cilësia e çorapeve e deri tek materiali i këpucëve.

Por djersitja e këmbës shkakton dhe probleme më serioze sesa thjesht aromë e keqe.

Disa prej problemeve më të hasura janë: myku i këmbëve, skuqje e lëkurës, krijimi i plasaritjeve në lëkurë etj.

Por të kombinuara të dyja ato kthehen në një shqetësim akoma dhe më madhor.

Por çfarë mund të bëni ju për të evituar këto probleme?

Mbani këmbët tuaja sa më të thata.

NJë nga metodat më ekonomike është të illoni dhe të investoni në çorape cilësore pambuku të cilat ndryshe nga ato sintetike nuk lejojnë krijimin e djersitjes së tepërt.

Gjithashtu materiali i këpucës është shumë i rëndësishëm.

Mund t’ju duket si një zgjidhje e mirë që të kurseni duke blerë një palë këpucë të lira, por këmbët tuaja do të vuajnë pasojat.

Ajo që të keni kujdes është që këmba gjithmonë të etë e ajrosur.

Pudra është mikja juaj më e mirë në të tilla raste.

Ju mund të merrni në farmaci pudër që përdoret edhe për fëmijët e vëgjël.

Duke qenë se ka më pak kimikate apo aramitizues të shtuar ajo është perfekte për këtë punë.

Mjafton të lyeni këmbët para se të vishni çorapët dhe gjithçka do të jetë në rregull.

Pasi të hiqni këpucët nxirrini ato në diell, e mos i fusni menjëherë në raftin e tyre.

Dhe mos harroni siç vendosni aromatizues dhe ndalues lagështire në dollapët e rrobave të njëjtën gjë duhet të bëni dhe tek dollapi ku mbani këpucët.

Diçka e fundit pore rëndësishme: pasi të keni hequr këpucët futini këmbët në një enë me ujë të ngrohtë dhe kripëra apo sodë buke dhe mbajini për 10 deri në 15 minuta.

Nëse problem juaj nuk përmirësohet, këshillohet që të kosnultoheni me një mjek dermatolog pasi shkaku mund të jetë tjetërkund./AgroWeb.org