Vlerat e Biotinës për Rritjen e Flokëve – Ushqimet ku Mund ta Gjeni

1.2k 0

Biotina, pjesë e kompleksit të vitaminave B është thelbësore për shëndetin.

Kjo vitaminë që tretet në ujë ndryshe njihet si vitamina H.

Organizmi ka nevojë për biotinë që të transformojë ushqyes të dobishëm në energji.

Ajo  është e rëndësishme sepse është një përbërës i rëndësishëm i enzimave të trupit.

Këto të fundit shpërbëjnë yndyrën dhe karbohidratet në trup.

Problemet Që Shkakton Mungesa e Biotinës në Organizëm

Biotina gjendet në sasi të vogla tek ushqime si prodhimet e bulmetit, qumështi, kosi, djathi, por edhe veza, banania, arrorët si bajamet, arrat, lajthitë, salmoni, etj

Mungesa e biotinës vërehet pas hollimit të flokëve dhe acarimit e skuqjes së lëkurës në zonën përreth syve, hundës dhe gojës.

Simptoma të tjera përfshijnë: depresionin, plogështinë, haluçinacionet, mpirje  të krahëve dhe këmbëve.

Ka të dhëna shkencore të cilave u referohet AgroWeb.org, sipas të cilave diabeti mund të shkaktojë nivele të ulëta të biotinës.

Nivelet e biotinës mund të ulen tek gratë shtatzëna, njerëzit që ushqehen keq, ata që kanë pësuar një rënie të madhe në peshë dhe duhanpirësit.

Biotina është veçanërisht e rëndësishme për shëndetin e flokëve.

Vlerat e  Biotinës Për Rritjen e Flokëve

Përpara se të mësoni përdorimin e biotinës, duhet të dini për sasitë e rekomanduara ditore të biotinës për fëmijë dhe të rritur.

  • Foshnjet deri në 6 muaj kanë nevojë për 5 mikrogramë biotinë në ditë.
  • Foshnjet nga 7 në 12 muaj kanë nevojë për 6 mikrogramë biotinë në ditë.
  • Të miturit nga 1 deri në 3 vjeç  kanë nevojë për 8 mikrogramë biotinë në ditë.
  • Të miturit nga 4 deri në 8 vjeç  kanë nevojë për 12 mikrogramë biotinë në ditë.
  • Të miturit nga 9 deri në 13 vjeç  kanë nevojë për 20 mikrogramë biotinë në ditë.
  • Adoleshentët nga 14-18 vjeç  kanë nevojë për 25 mikrogramë biotinë në ditë.
  • Të rriturit mbi moshën 19 vjeç  kanë nevojë për 30 mikrogramë biotinë në ditë.
  • Gratë shtatzëna dhe ato lehonë kanë nevojë për 30 mikrogramë biotinë në ditë, ndërsa ato lehonë për 35 mikrogramë në ditë.

Biotina ka lidhje të drejtpërdrejtë me rritjen e flokut, thonjëve dhe shëndetin e lëkurës.

Ajo është thelbësore për prodhimin e keratinës, një proteinë e rëndësishme për strukturën e lëkurës, thonjëve dhe flokut.

Nëse dëshironi t’ju rritet floku në mënyrë të shëndetshme atëherë, sipas ekspertëve të AgroWeb.org, duhet të hani më shumë ushqime të pasura me biotinë. Bëhet fjalë për:

  • Të verdhën e vezës
  • Djathi
  • Arrorët
  • Drithërat e plotë
  • Barishtet
  • Kërpudhat e bardha
  • Bishtajoret
  • Bananet
  • Lulelakra
  • Karrota
  • Domatja
  • Molla
  • Sallata jeshile.

Përveç ushqimeve, ju mund të merrni suplementë biotine të përshtatshëm për rritjen e flokut. /AgroWeb.org