5 Pyetje Që Duhet T’i Bëjmë Vetes Para Daljes Nga Shtëpia

522 0

Nëpër rrugët e kryeqytetit por edhe të gjithë Shqipërisë, kemi vënë re pamje të njerëzve të moshuar që dalin jashtë shtëpisë për të bërë pazare të vogla, duke rrezikuar veten dhe të tjerët nga COVID-19.

Ekspertët paralajmërojnë se të gjithë njerëzit mbi 60 vjeç janë tepër të rrezikuar nga komplikacionet që shkakton COVID-19.

Sipas tyre, mosha e tretë duhet të tregojë një kujdes tepër të shtuar dhe të mbrohet duke qëndruar në shtëpi dhe shmangur kontaktet fizike.

A Vlejnë Këto Këshilla Për Të Gjithë Moshën e Tretë?

Ajo që ekspertët kanë nënvizuar deri tani është se njerëzit që kanë sëmundjet e mëposhtme kanë një rrezik të lartë të humbasin jetën nga COVID-19.

Bëhet fjalë për:

  • Sëmundjet e zemrës,
  • Diabeti,
  • Sëmundjet e veshkave
  • Sëmundjet e mushkërive
  • Imuniteti i dobët.

Njerëz që kanë probleme të tilla duhet të qëndrojnë patjetër në shtëpi dhe të zbatojnë masa strikte të higjenës dhe distancimit fizik.

Ka të moshuar që besojnë se në mungesë të sëmundjeve kronike, ata janë më pak të rrezikuar nga COVID-19.

Sipas ekspertëve, ky është një besim shumë i gabuar sepse rreziku ndaj infeksionit është gjithësesi i lartë.

Ata këshillojnë që çdo njeri duhet t’i bëjë disa pyetje vetes përpara se të bindet që të dalë jashtë shtëpisë.

  • A ndihesh përgjithësisht i/e lodhur?
  • A mund të ngjisësh shkallët?
  • A mund të ecësh gjatë?
  • Nga sa sëmundje vuan? (Nëse keni mbi 5 probleme shëndetësore, atëherë kjo nuk është aspak mirë)
  • A po humbisni shpejt në peshë?

Nëse i përgjigjeni ‘po’ të paktën tre pyetjeve, atëherë duhet të tregoni shumë kujdes dhe të qëndroni në shtëpi.

Disa ekspertë paralajmërojnë se në këtë situatë, i gjithë shqetësimi nuk duhet të përqendrohet tek grupmosha por tek cilësia e shëndetit.

Sipas tyre, rreziku i infeksionit nga COVID-19 varet pikërisht nga ky aspekt që do të thotë se çdo rast infeksioni është unik dhe në varësi të shëndetit dhe organizmit./AgroWeb.org