5 Shkaqet më të Zakonshme të Vdekjes së Papritur – Si të Mbroni Veten

2.3k 0

Të gjithë kemi dëgjuar histori për një person, në dukje i shëndetshëm, që largohet nga jeta papritur në një moshë relativisht të re dhe pa asnjë paralajmërim.

Edhe pse këto raste janë të rralla, ndodhin. Disa janë pasojë e aksidenteve dhe lëndimeve të papritura, por shumica janë rezultat i një lloj sëmundjeje kardiovaskulare të padiagnostikuar më parë.

Për të mbrojtur veten, është e rëndësishme të bëni kontrolle të rregullta, të mos konsumoni duhan, alkool apo substance të ndaluara, të ushqeheni shëndetshëm, të stërviteni etj.

Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me pesë nga shkaqet kryesore që lidhen me vdekjen në mënyrë të papritur.

Për shkaqe kardiake

Studiuesit përcaktojnë vdekjen e papritur nga pamjaftueshmëria kardiake si atë që ndodh brenda një ore nga fillimi i simptomave, dhe i atribuohet një shkaku kardiovaskular. Sëmundja e arterieve koronare është shkaku më i zakonshëm, e cila ndodh kur zemra papritmas ndalon së rrahuri. Shkaqe të tjera lidhen me stilin e jetesës, duke përfshirë obezitetin dhe abuzimin me alkoolin apo substancat e ndaluara.

Aritmia

Aritmia fatale ndodh kur zemra pushon së rrahuri, dhe është shkaku më i zakonshëm i vdekjes së papritur kardiake tek pacientët më të rinj se 35 vjeç.

Helmimi

Shumica e vdekjeve në mesin e njerëzve 20 deri në 24 vjeç që bien nën kategorinë e lëndimeve të paqëllimshme, rezultojnë nga helmimi i lidhur me substancat e ndaluara.

Goditja në tru

Nëse rrjedhja e gjakut në një pjesë të trurit ndalon për shkak të këputjes ose pengimit të një ene gjaku, kjo mund të çojë në humbje jete të paritur. Një person i rrezikuar mund të mos shfaqë fare simptoma ose ato mund të shfaqen me dhimbje koke, ose simptoma të tjera neurologjike.

Emboli pulmonare

Kjo ndodh kur një mpiksje pengon enët e gjakut në mushkëri dhe bllokon rrjedhjen e gjakut. Nëse mpiksja është e madhe, mund të shkaktojë dështimin e sistemit kardiovaskular. Simptomat e embolisë pulmonare përfshijnë vështirësi në frymëmarrje, rrahje të shpejta ose të çrregullta të zemrës, dhimbje gjoksi, ankth, kollitje me gjak, marramendje ose të fikët. Por embolia pulmonare mund të ndodhë te njerëzit që nuk shfaqin simptoma dhe të çojë në fatalitet. /AgroWeb.org

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.